Transmetuar më 09-05-2022, 21:28

Rinas – Goditet nga një rrufe avioni i linjës hungareze Wizz Air që udhëtonte nga Tirana për në Abu Dabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Avioni i nisur nga Aeroporti i Tiranës është goditur nga rrufeja. Minuta më vonë, avioni ka arritur që të rikthehet në pistë dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Në një video që u shpërnda në rrjet, tregohen momentet kur avioni goditet nga rrufeja.

Gazetari Venhar Isufi ka shpërndarë pamjet e Aid Musliu që gjendej brenda avionit. Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qenë tronditës!

Aeroplani më pas është kthyer përsëri në aeroportin e Tiranës, për t’iu bërë  kontrollet e nevojshme. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd