Transmetuar më 29-06-2020, 20:25

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e 2 adoleshentëve ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 15:15, në Strumicë.

Dy adoleshentë të moshës, 14 dhe 15 vjeçare, humbën jetën teksa një traktor u rrokullis dhe ra në lumë.

Fatkeqësisht dy të rinjtë ndërruan jetë në vend.

Po hetohen shkaqet e aksidentit tragjik./noa.al/