Magazinë
Transmetuar më 12-01-2013, 12:00

Tiranë, 12 janar 29013, NOA- Publikimi i letrës që 23 intelektualë shqiptarë i drejtuan ditën e djeshme kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka angazhuar me dhjetëra personalitete të tjerë të shoqërisë shqiptare për t’iu bashkuar kësaj iniciative, duke bërë që numri i tyre të shkojë në 100.

Personalitete të njohur në fushën e artit dhe të mjekësisë, historianë dhe akademikë kanë firmosur letrën, që i kërkon Edi Ramës të lejojë deputetët e Partisë Socialiste të votojnë 3 ligjet e integrimit.

Numri i personaliteteve shqiptare që kanë firmosur këtë peticion ka shkuar në 100. Ata janë emra të respektuar dhe të dashur për shqiptarët, mes të cilëve Hysen Heta prof.dr; Ismail Keta, 2 herë kampion bote në Kick dhe Thaibox; Kastriot Çipi, regjizor; Agustin Kola dhe Fatmir Frashëri, ish futbollistë të sportklub Tiranës; prof. Petrika Afezolli, kompozitori Shpëtim Saraçi, koreografi Rexhep Çeliku, prof.dr. Nestor Tereska, dirigjenti Sulejman Balteza dhe shumë intelektualë të tjerë.

Nismëtarët e kësaj lëvizjeje sigurojnë qytetarët se kjo nismë nuk ka ngjyrime politike dhe se ajo është e frymëzuar vetëm nga interesi kombëtar ndaj kërkohet që me këtë interes madhor të bashkohet edhe Kryetari Partisë Socaliste, Edi Rama.

Nismëtarët e kësaj lëvizjeje kanë vënë në dijeni për këtë iniciativë edhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Personalitetet shqiptare i kërkojnë zonjës Topalli që 3 ligjet e integrimit të jenë pika e parë e rendit të ditës në Kuvendin e Shqipërisë, menjëherë sapo të nisë sesioni i ri parlamentar.

Firmëtarët e rinj:

1. Ismail Keta Kampion bote ne sportin e Kick dhe Thaiboxit

2. Kastriot Cipi Regjizor

3. Fatmir Frasheri

ish futbollist I sport klub tirona

4. Elma Doresi regjizore

5. Agustin Kola ish futbollist

6. Edmond Zhulali Kompozitor

7. Shpetim Saraci

Kompozitor

8. Rexhep Celiku ( Koreograf)

9. Prof,DR Nestor Tereska

10. Prof DR Hysen Heta

11. Prof. DR Anila Godo

12. As.Prof.Petrika Afezolli

13. Prof. Polikron Pulluqi

14. Prof.As Thanas Furrera

15. As.Prof Gerond Hysi

16. As.Prof. Edvin prifti

17. Prof.Dr. Gjeorgjina Kuli

18. Pjerin Krapi mjek

19. Esmeralda Kushi mjek

20. Edlira Ndreu mjeke

21. Jeta Beli mjeke

22. Elenka Shehu mjeke

23. Ilir Peposhi mjek

24. Kujtim Qenani mjek

25. Genc Kastrati ( Valltar Soliste)

26. Sokol Malneu mjek

27. Klodian Hoxha aktor

28. Suela Konjari aktore

29. Ismete Zëmblaku muzikante

30. Mira Turku muzikante

31. Merita Spahija Piktore

32. Xhavit Ujkani Muzikant

33. Ornela Bregu Psikologe

34. Danjeta Alia

35. Marilda Furrxhi Aktore

36. Florinda Mazreku Aktore

37. Denardi Xhillari Aktor

38. Kujtim Dimo Mjeshter

39. Enkelejda Thertori mjeke

40. Merita Bardhoshi mjeke

41. Sulejman Balteza( Dirigjent )

42. Manola Kelmendi mjeke

43. Jolanda Daka mjeke

44. Agron meshi mjek

45. Fahri kokiqi mjek

46. Alban hatibi mjek

47. Ilir Shenduli mjek

48. Fadil Grashica mjek

49. Arjana Sina mjeke imazheriste

50. Olvis Petre mjek pneum.

51. Alma Teferici mjeke pneumo

52. Ibrahim Selishta Akrobat

53. Ilirjan Mima pneumo

54. Anila Aliko mjeke pneumo

55. Ornela Nuredini mjek pneumo

56. Dafina Todri mjek pneumo

57. Rezarta Kazazi mjek pneumo

58. Holta Tafa mjek pneumo

59. Gerald Shima Akrobat

60. Laureta Ihlami mjek pneumo

61. Sokol Papa mjek

62. Jonida Dika mjeke

63. Vilma Cadri mjeke

64. Edmond Benusi mjek

65. Sanije Caka mjeke

66. Simon Manjani

67. Drane Sula mjeke

68. Rudian Blakcori mjek

69. Julia Kollcaku mjeke

70. Xhentiljan Nezaj mjeke

71. Tatjana Petriti mjeke

72. Alma Kalaja mjeke

73. Makbule Naipi Kastrati mjeke

74. Florta Konomi mjeke

75. Suzana Kurti mjeke

76. Eglantina Debra mjeke

77. Filloreta Xhomaqi mjeke

a.y/noa.al

Intelektualët-Ramës: Lejo deputetët të votojnë 3 ligjet, hiqe pritën

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit