Transmetuar më 30-11-2017, 18:39

Një tjetër sasi droge është kapur në afërsi të Artës, në Greqi. Mësohet se 113 kg kanabis sativa janë sekuestruar në automjetin e një shtetasi grek.

Ky i fundit është ndaluar nga autoritetet dhe është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se shtetasi grek e kishte marrë drogën në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Edhe pse nuk dihet zyrtarisht, dyshohet se lënda narkotike e ka origjinën nga Shqipëria.

I ndaluari akuzohet per importim, transportim dhe posedim lëndësh narkotike me qëllim trafikimin. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd