Transmetuar më 29-11-2017, 17:39

Ashtu siç është bërë tashmë traditë vitet e fundit, Tirana do të festojë edhe këtë mbrëmje të ashtuquajturën "Nata e Bardhë".

Edhe këtë të mërkurë, sheshi "Skënderbej" do të kthehet në një arenë festive, ku do të mbahet edhe një koncert i madh me një sërë këngëtarësh të ftuar.

Dhe siç është njoftuar nga Bashkia Tiranë, pjesë e koncertit do të jtë edhe këngëtarja angleze Emeli Sande.

Ndërkohë është zbuluar edhe bukuroshja që do të prezantojë këtë koncert madhështor që pritet të nisë në orët e mbrëmjes.

Mësohet se Bashkia Tiranë, ja ka besuar atë moderatores së njohur të Top Channel, Dojna Mema.

Tashmë na mbetet veçse të ja kalojmë sa më gëzueshëm këtë mbrëmje! (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd