Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 10:38

VLORË- Tre persona janë arrestuar në Vlorë, pas finalizimit të një operacioni për goditjen e rasteve të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në dy subjekte tregtare të llojit tabakino, në qytetin e Vlorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe një sasi paketash cigaresh pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave, të dyshuara si të kontrabanduara.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kokaine, kanabisi dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Vlorë

Finalizohet operacioni policor “Tabacchino”, goditen 2 raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, kanabisi dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Kishin përshtatur subjektet e tyre tregtare për fshehjen dhe shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit, vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tabacchino”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. B., 40 vjeç, K. V., 44 vjeç dhe A. T., 39 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në dy subjekte tregtare të llojit tabakino, në qytetin e Vlorës, njëri në përdorim nga shtetasi D. B. dhe tjetri në përdorim nga shtetasit K. V. dhe A. T, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe një sasi paketash cigaresh pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave, të dyshuara si të kontrabanduara.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit