Magazinë
Transmetuar më 28-03-2025, 09:24

Një ngjarje e rrallë që rikthen besimin tek ndershmëria ka ndodhur mesditën e djeshme në Durrës dhe është konfirmuar zyrtarisht mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

Një çift nga Irlanda, shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, K. K., janë paraqitur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe kanë dorëzuar plot 41,400 euro – shumë të cilën ata deklaruan se e kishin gjetur më datë 26 mars 2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarketit “SPAR”, në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit.

Policia konfirmon se me rastin do të vijojnë veprimet procedurale nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, me qëllim identifikimin e pronarit të shumës dhe verifikimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Një gjest që vjen si shembull frymëzimi dhe ndershmërie në kohë të turbullta. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit