Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 11:03

I dalë nga fusha në minutën e 67-të të fitores së Shqipërisë ndaj Andorrës (3-0), mbrëmjen e djeshme, mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e tij:

"Si jam? Jam mirë dhe gjithçka do të kalojë. Kam pasur një problem në kyçin e këmbës prej një kohe të gjatë. Shpresoj të jem në formë deri në fund të sezonit. Fola me trajnerin dhe stafin mjekësor të kombëtares dhe nuk doja të rrezikoja më tej, ndaj u zëvendësova".

Sa i përket anës pozitive të kësaj ndeshjeje, pas humbjes ndaj Anglisë në "Wembley" në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, kapiteni i kuqezinjve u shpreh: "Kjo ishte përgjigja e skuadrës. Ishte e rëndësishme të reagonim pas humbjes me Anglinë. Goli i Manajt ishte vendimtar për këtë fitore. Ishte shumë e vështirë të reagonim për shkak të udhëtimit, distancës dhe lodhjes, por ia dolëm dhe jemi të lumtur".

Shqipëria e Sylvinhos doli në fushë me një formacion më ofensiv se zakonisht, teksa Gjimshiti e vlerësoi këtë zgjedhje: "Më mirë me këtë formacion? Sigurisht që duam të kemi më shumë lojtarë në sulm, por është e nevojshme të jemi të përqendruar maksimalisht. Na pëlqen, por ka edhe kundërshtarë të fortë që kërkojnë zgjidhje të tjera. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet", – përfundoi kapiteni i Shqipërisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit