Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 06:40

Armando Broja po kthehet pak e nga pak. Ai pati minutazh në të dyja kualifikueset e marsit, edhe pse me klubin e tij thuajse nuk ka luajtur fare, për shkak të dëmtimeve. Pas triumfit 3-0 ndaj Andorrës, bomberi ynë kuqezi u shpreh:

“Ndjeva pak lodhje në fund, ishte një kohë e gjatë që nuk luaja kaq, sepse kam pasur dëmtime. Kam dhënë një asist për ekipin dhe jam i kënaqur për tri pikët. Tifozët na japin mbështetje shumë të mirë, jam shumë i lumtur për kthimin në kombëtare. Kur isha edhe i vogël tek akademia e Chelsea luaja kudo në sulm.

Jam një lojtar që dua të luaj dhe të dribloj me topin. E dija që Andorra është ekip i vështirë dhe nuk futesh dot në lojë ndaj saj. Kur dhashë asistin, Asllani pa hapësirën që avancova. Trajneri më tha para ndeshjes që je i lirë në sulm. Mundesha të lëvizja kudo, në pjesën e parë krijova shanse.

Jam sulmues dhe kam qejf të shënoj gola. Natyrisht, edhe golat do të vijnë. Jam shumë i kënaqur për tri pikët, sepse e filluam mirë para tifozëve tanë. Trajneri i merr vendimet, kush luan dhe kush jo. Në krah ka pasur hapësirë, unë jam lojtar i shpejtë dhe e shfrytëzova mundësinë. Shohim përpara, uroj me më shumë fitore”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit