Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 06:34

Dy gola në fitoren 3-0 ndaj Andorrës, rikthim i fuqishëm i Rey Manaj me fanellën kuqezi. Pas ndeshjes në “Arena Kombëtare” sulmuesi lushnjar u shpreh për mediat: “Jam mjaft i lumtur për fitoren dhe golat. Me Asllanin kuptohemi mirë në fushë. Njihemi në fushë dhe kemi komunikim të mirë.

Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm, por ia lëmë kohës. Sot ishte një ndeshje e vështirë, sepse siç dihet, ekipet e vogla janë të vështira për t’u çarë.

Çfarë na tha trajneri pas ndeshjes? Na thotë gjithmonë të fitojmë. Nuk ka rëndësi është Andorra apo Anglia. Shumë ekipe kanë çaluar me Andorrën, pastaj pas pjesës së parë fillon e bëhet e vështirë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët dhe ato që debutuan. Jam i kënaqur me çunat dhe me rikthimin e Brojës.

Rivaliteti me Brojën? As në klub dhe as në kombëtare nuk duhet të ketë smirë . Unë dëshiroj dhe shpresoj që të shënojnë sa më shumë gola Broja dhe Uzuni. Kush bën më mirë duhet të luajë, pse jo edhe bashkë si sonte.

Botërori? Të gjithë e kemi ëndërr të jemi atje. Duhet të përqendrohemi, të luajmë mirë. Kemi shumë rrugë përpara, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit