Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 06:29

Pas fitores 3-0 ndaj Andorrës, e cila solli tri pikët e para në këtë fushatë kualifikuesesh për kuqezinjtë, trajneri Sylvinho u shfaq i lumtur. Reagimi i kuqezinjve pas disfatës ndaj Anglisë ishte pozitiv, sidomos në pjesën e parë. Duke komentuar atë që ndodhi në fushë, por edhe ndryshimet në formacion, trajneri ynë brazilian u shpreh:

“Edhe unë me djemtë jemi të lumtur. E meritonim fitoren që të ktheheshim në garë në grup. Çdo gjë është e shpejtë, kemi bërë mirë. Jam krenar për lojtarët. E kemi ndryshuar pak skemën dhe funksionoi shumë mirë.

Zëvendësimet varen nga ndeshja. Ndoshta në ndonjë ndeshje mund të bësh 4-5 zëvendësime. Unë mendoj se sinqerisht, nëse bën 4-5 zëvendësime, ndryshon gjithçka. Më pëlqeu edhe diçka tjetër, e kemi respektuam ekipin kundërshtar, i cili luan me dëshirë. Kemi bërë mirë.

Andorra ka një bllok të ulët dhe shumë të mirë. Dua t’i bëj komplimente Shehut, i cili bëri një ndeshje të mirë, në ekuilibër. Për të luajtur një kundër një në krah, Broja është shumë i fortë. Ne mundohemi të shohim lëvizjet, Broja mund të përshtatet shumë mirë, e ka bërë edhe më parë. Hoxha luajti mirë nga krahu tjetër.

A mund të përdoret Broja kështu ndaj një kundërshtari më të fortë? E shohim se ai, në të kaluarën, e ka bërë atë rol shumë mirë. Duhet të përdorim karakteristikat e lojtarit, sepse është shumë i fortë, ka lëvizje në thellësi. Broja bën hyrje në zone, sepse është shumë i fortë.

Varet nga kundërshtari, mund të përshtatet se ka gjithçka, forcë, teknikë, gol. Përtej kundërshtarit, varet nga ekuilibri i skuadrës. Nëse e ekuilibrojmë mirë skuadrën në nivel mbrojtës, atëherë Broja luan lirshëm. Në Angli ai bëri 30 minuta shumë të mira.

Në sulm ishte e vështirë, sepse Andorra luajti me bllok të ulët, qëndron gjithmonë e mbledhur në prapavijë. Luan mirë, me zemër, ndaj duhet respektuar gjithmonë. Letonia e mposhti me një goditje standarte.

Mund të bëhej ndonjë pasim i gjatë i Asllanit, por është e vështirë. Nuk e kishim bërë asnjëherë këtë, pa asnjë stërvitje. Kemi bërë mirë, pa e stërvitur, duke provuar diçka. Shehu e hapi mirë lojën, bëri që skuadra të shkonte para me topin kur kalonte mesfushën”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit