Magazinë
Transmetuar më 21-03-2025, 08:36

Padova- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme (20 mars) nga Karabinierët e Seksionit të Kompanisë Padova, me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

Operacioni u zhvillua gjatë një patrullimi, kur ekuipazhi i karabinierëve vendosi të kontrollonte të riun krejt rastësisht, i cili ndodhej në një pikë karburanti në ‘Via Venezia’.

Sjellja nervoze dhe e acaruar e 23-vjeçarit zgjoi dyshimet e ushtarakëve, të cilët më pas vazhduan me kontroll personal. Brenda xhepave të pantallonave u gjetën nëntë pako me kokainë, me peshë totale 2.6 gramë (9 doza), gati për shitje.

I riu, i skeduar më parë nga policia, u arrestua dhe u dërgua në qelitë e paraburgimit në Padova, në pritje të seancës për masë sigurie, informon media italiane.

Mëngjesin e sotëm gjyqtari ka vërtetuar arrestimin dhe ka urdhëruar hetimet e nevojshme për rastin

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit