Magazinë
Transmetuar më 24-02-2025, 21:15

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale uroi edhe Friedrich Merzin, i cili pritet të jetë kancelar i ardhshëm. Ai gjithashtu shtoi se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Kurti në X.

Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz, bëri një deklaratë të dielën para rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të vendit të tij, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në qëndrimin e Evropës ndaj SHBA-së dhe NATO-s. Sipas rezultateve të prelimiminare zyrtare të shpallura nga Këshilli Zgjedhor Gjerman, partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU) fituan zgjedhjet me 28.6 për qind të votave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit