
22:53 | Ukraina bie papritur dakord për zgjedhje presidenciale, e pohon i dërguari i Trump
- 22:38 | ‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
- 22:35 | ‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
- 22:27 | X pezullon llogaritë e opozitës turke mes protestave për arrestimin e Ekrem Imamoglut
- 22:22 | SHBA/ 3 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmi me armë në New Mexico
- 22:15 | Lindi fëmijë me një 15 vjeçar kur ishte 22 vjeçe, jep dorëheqjen ministrja
- 22:12 | Përleshje mes shqiptarëve në Selanik, dy të plagosur
- 21:13 | Parakalon me makinë policie në tunelin e Murrizit, gjobitet me 40000 lekë polici. I hiqen edhe 15 pikë nga patenta
- 20:36 | Presidenti turk sulmon opozitën: Përpjekjet për të ndezur sektarizmin e për të provokuar kombin, do të dështojnë
- 20:30 | Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
Emërohet Sekretarja e Përgjithshme dhe Drejtoresha Juridike në Bashkinë e Tiranës (EMRAT)
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e Shtunë 22 Mars 2025
- 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sot nga Susan Miller
- Shenjat më me fat dhe ato që duhet të bëjnë kujdes sot sipas Paolo Fox
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e Shtunë 22 Mars 2025
- E rëndë në Gjermani! Shqiptari vr’et gruan dhe pastaj telefonon djalin: Ta vr’ava nënën!
- Makina përplas 15-vjeçaren te vijat e bardha dhe largohet nga vendngjarja
- Parakalon me makinë policie në tunelin e Murrizit, gjobitet me 40000 lekë polici. I hiqen edhe 15 pikë nga patenta
- Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
- Aksident i rëndë në Fier, makina përplas karrocën me kalë, dy të plagosur
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve
-
Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim
-
Gerta, Danja dhe Egli ‘injorojnë’ Gjestin? Banori donte t’u tregonte një histori për të qeshur, por ato…
-
‘S’do ma shohi më surratin kur të dalim’! Video e Gjestit që tronditi Eglin para rifutjes së saj në BBV
-
Pesë banorë në televotim! Kush është më i rrezikuari?
-
“Rikthim apo hakmarrje? Egli bën paralajmërimin misterioz!”
-
‘Jam shkatërruar, por rikthehem!’ – Egli Tako rrëfen dhimbjen dhe bëhet gati të hyjë sërish në BBV

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, si dhe ka përfunduar verifikimin e votave për subjetet politike. Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë janë numëruar ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin.
Në ditët në vijim pritet të nisë numërimi i votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora. Pas publikimit të 99.96 për qind të rezultateve në faqen e KQZ-së, kryeministri aktual, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje – që ka garuar edhe për një mandat të dytë – ka fituar më së shumti vota më 9 shkurt – 290.729 sosh.
Në mesin e pesë personave më të votuar në këtë parti, pas Kurtit, janë: Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – parti në pushtet – ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe me 4.60 për qind të votave.
Pesë personat më të votuar nga radhët e PDK-së janë: Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vora Çitaku dhe Sala Jashari. Në pesëshen e LDK-së, renditja është kjo: Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica – Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.
Në koalicionin mes AAK-së dhe Nismës, pesë figurat më të votuara janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha dhe Time Kadriaj. Sa i përket Listës Serbe, në krye të listës është Branisllav Nikoliq, më pas, Liljana Stefanoviq, Sërgjan Popoviq, Sllavko Simiq dhe Igor Simiq.
Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Zllatan Ellek, është renditur i shtati për nga numri i votave të fituara. Dalja në zgjedhjet e sivjetme ishte 40 për qind – rreth 8 për qind më e vogël sesa në zgjedhjet e 2021-tës. Personi më i votuar në Kosovë vazhdon të mbetet presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021, pati fituar 300.756 vota.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re, ndonëse me rezultatet aktuale, ajo nuk i ka 61 deputetë për miratim të kabinetit të ri qeveritar. Analistët politikë kanë përmendur mundësinë e bashkimit të forcave të LVV-së me komunitetet joserbe, që i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend.
Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku. Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se në ditët dhe javët në vijim, Kosova rrezikon të përballet me turbulenca politike, për shkak të thellimit të ndasive mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë./REL
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd