Magazinë
Transmetuar më 13-02-2025, 19:37

Kosovë- Fatos Ibishi vëllai i Ismet Ibishit i cili u vra ditën e djeshme në Kosovë ka treguar detaje mbi ngjarjen e rëndë. Ai shprehet në një rrëfim tronditës se vëllai i tij, Ismeti, nuk është vra për pronë, ndërsa u shpreh se vëllai i tij është qëlluar me 14 plumba në trup. Ai shpreht se vëllai i tij ka qenë në kafe dhe një person së bashku me babanë e tij e kanë qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu Fatos Ibishi thotë se babë e bir i kanë thënë vëllait tij që të zhveshet në mes të lokalit.

“E kanë kërsit babë e bir kurrë pa nal, 14 plumba. 14 plumba vëllai im i ka në trup. Vëllai im nuk është vra për pronësi. Vëllai im ka dalë me pi kafe, t’u pi kafe është hi djali tij, e ka pa edhe u kthy, u shku e ka marrë babën e vet, si kanë ardhë, me dy alltija, janë hi në kafe edhe policia e din… Babë e bir ja kanë ba vëllait tim, ”deshu”, midis kafes. Janë mundu me ç’njerëzu aty me kesh hallku me ta. Por, vëllai im nuk çnjerëzohet, m’u vra po. Ai u vra, por m’u ç’njerëzu nuk është ç’njerëzu”, shprehet vëllai i viktimës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit