Magazinë
Transmetuar më 09-02-2025, 22:50

Mediat ndërkombëtare, përfshirë BBC dhe Reuters, kanë komentuar rezultatet e Exit Poll-eve të publikuara pas mbylljes së votimit në Kosovë, duke vënë theksin te ngërçi politik që mund të lindë nga këto rezultate. Sipas Exit Poll-it të realizuar nga TV Klan Kosova, partia në pushtet, Vetëvendosje e Albin Kurtit, pritet të kryesojë zgjedhjet, por nuk arrin shumicën absolute të nevojshme për të formuar qeverinë e vetme.

Sipas rezultateve të publikuara, Vetëvendosje pritet të fitojë 38.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e opozitës vjen e dyta me 22.4% të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 20.1% të votave. Ky rezultat paraqet një rënie të ndjeshme në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur partia e Kurtit fitoi më shumë se 50% të votave.

Reuters thekson se, gjatë fushatës, Kurti kishte përjashtuar mundësinë e një koalicioni dhe kishte pretenduar se do të arrinte më shumë se 50% të votave. Tashmë, rezultati i këtyre exit poll-eve sugjeron se Vetëvendosje do të ketë nevojë për të negociuar me partitë e tjera për të formuar një koalicion dhe për të siguruar shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit