
00:14 | Prifti grek shuan epshet me vajza të mitura në dhomën e rrëfimit. Çfarë u dëshmua në sallën e gjyqit
- 00:07 | U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
- 23:52 | Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
- 23:51 | Barcelona fiton bindshëm dhe tashmë ndodhet në +3 ndaj Real Madridit
- 23:45 | Donald Trump do një mandat të tretë si president i SHBA edhe pse Kushtetuta e ndalon: Ka mënyra, nuk po bëj shaka!
- 23:41 | Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
- 23:38 | Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
- 23:32 | Si t’i lani atletet tuaja në lavatriçe – pa i dëmtuar
- 23:29 | Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
- 23:23 | Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
Horoskopi javor nga Susan Miller, 31 mars deri 6 prill 2025 për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e shtunë 30 Mars 2025
- Festa kthehet në tragjedi, dy të rinj humbin jetën nga të shtënat me armë zjarri, 4 të tjerë plagosen
- Limuzina e Putinit shpërthen para ndërtesës së FSB-së në Moskë
- Media greke: Mafia e ndërtimit në Mykonos dhe lidhja me vrasjen e Alfons Doçit në burg
- Detaje tronditëse/ I ati i mori jetën, si prindërit thurën planin për të vr'arë 24-vjeçaren palestineze në Tiranë
- Me fëmijën e mitur në makinë dhe tapë në timon, vihet në pranga kryebashkiakja e Nju Xhersit
- Një makinë u preu rrugën/ Shpërthimi në banesën e motrave Nikolli, zbulohen detaje nga aksioni i SPAK
- 'Administrata është zero, për një certifikatë…'/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë
- INCIDENTI/ Qytetari 'shpërthen' ndaj kryebashkiakut: Hajdut! Nuk do të kesh vend për t’u fshehur
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë
-
Gjesti i përmendi partnerin, Rozana i kthehet ashpër: Je i poshtër, je i pisët
-
‘Na ke hyrë në mes për të na ndarë…’/Gjesti vjen me akuza ndaj Rozanës! ‘Besprere…’
-
E keni menduar ndonjëherë si do të dukeshin personazhet e “Sex and the City” si bebe?
-
Princi Harry i shokuar, vendos të shpallë dorëheqjen
-
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka
-
‘Jam futur vetëm këtu! Më ke përmendur babain e ndjerë’! Laerti dhe Valbona përballen në prime

HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzim dhe Ismet Bahtijarim, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë. Kështu trupi gjykues pranoi marrëveshjen e fajësisë që të akuzuarit arritën më herët me Prokurorinë e Specializuar. Shala u dënua me tre vjet burgim, ndërkaq Bahtijari dhe Januzi me dy vjet burgim. Koha e qëndruar në paraburgim, sipas trupit gjykues, do t’iu llogaritet në dënim.
“Sa i takon kohës së llogaritur në paraburgim, trupi gjykues vëren se zoti Januzi dhe Bahtijari janë arrestuar më 5 tetor 2023 dhe të dy janë ndaluar në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 6 tetor 2023. Trupi gjykues e zbret kohën e paraburgimit që prej 5 tetorit 2023. Sa i takon zotit Shala, trupi gjykues vëren se ai është arrestuar më 11 dhjetor 2023 dhe ka qenë i ndaluar në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara që nga 12 dhjetori i vitit 2023. Për rrjedhojë e zbret kohën e paraburgimit që prej 11 dhjetorit 2023”, tha gjykatësja teksa lexoi vendimin e trupit gjykues.
Gjatë seancës, tre të akuzuarit u deklaruan se janë pajtuar që të paguajnë në total 500 euro për zhdëmtimin e viktimës në këtë rast, të identifikuar vetëm si "viktima 01". Sipas marrëveshjes, 400 euro do t’i paguajë Shala, 100 Januzi, ndërkaq Bahtijari nuk do të paguajë për zhdëmtim. Kjo shumë duhet t’i paguhet viktimës deri më 19 shkurt. Pas seancës në Hagë, kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, mirëpriti vendimin e Dhomave, duke theksuar se kjo është hera e parë që të akuzuarit në Hagë pranojnë vullnetarisht fajin.
“Marrëveshjet e pranimit të fajësisë janë precedent historik për faktin se ato përfaqësojnë rastin e parë kur të akuzuarit në Dhomat e Specializuara pranojnë vullnetarisht fajin e tyre. Ky zhvillim është me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave në Dhomat e Specializuara, si dhe një hap përpara për administrimin e drejtësisë në Kosovë”, tha West sipas një njoftimi për media të lëshuar nga Prokuroria e Specializuar.
Shala, Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024. Në marrëveshjen e tyre me Prokurorinë lidhur me pranimin e fajësisë, Shala u pajtua me një dënim deri në tri vjet burgim, Januzi me një dënim nga 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari u pajtua se, në rast se gjykata e dënon me dy vjet burgim ose më pak, ai nuk do të ketë të drejtë apeli ndaj vendimit.
Që të tre akuzoheshin se kishin bashkëpunuar për ta nxitur një dëshmitar të mos dëshmonte para Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar, që njihen edhe si Gjykata Speciale. Nuk është bërë e ditur se për cilin dëshmitar bëhej fjalë, e as në cilin rast parashihej të dëshmonte ai.
Aktakuza e konfirmuar për tre të akuzuarit më 10 korrik të vitit 2023, thotë se në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023 Haxhi Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, kontaktuan një dëshmitar. Më saktësisht, sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari i bëri një vizitë dëshmitarit në shtëpinë e tij më 5 prill ndërsa Sabit Jonuzi bëri një vizitë më 12 prill. Tutje në aktakuzë thuhet se dëshmitarit iu kërkua tërheqja e dëshmisë dhe iu ofruan benefite në këmbim.
Vepra në grup, sipas Prokurorisë, u krye nën direktivën e Haxhi Shalës. Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për pengim në administrim të drejtësisë. Dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar për pengimin e drejtësisë deri tani.
Ndërkaq, më 6 dhjetor 2024 Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi një aktakuzë të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër katër personave të tjerë për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”. Dhomat e Specializuara të Kosovës thanë se aktakuza u konfirmua kundër Hashim Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut.
Specialja ka shqiptuar edhe dy aktgjykime për krime lufte. Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Aktualisht, në Dhomat e Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd