Magazinë
Transmetuar më 31-01-2025, 13:50

“Jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Naim Murseli, që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në seancën e sotme gjyqësore.

Edhe të pandehurit e tjerë, janë deklaruar të pafajshëm ose kanë zgjedhur të mos deklarohen, përveç Tomë Dodajt, që pranoi fajësinë. Ai ngarkohet me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Tomë Dodaj i kishte shitur për 280 euro Naim Murselit armën me të cilën Granit Plava ka kryer vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Liridona Ademaj u vra në 29 nëntor 2023. Ngjarja, e raportuar fillimisht si grabitje ngjalli shumë dyshime dhe reagime të mëdha nga ana e publikut. Dy ditë më vonë autoritetet arrestuan dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Prokuroria akuzoi Murselin për veprën penale “vrasje në bashkëkryerje”, Granit Plavën për veprën “vrasje” dhe Kushtrim Kokallën për veprën “marrëveshja për të kryer vrasjen”.

Identiteti i të akuzuarit të katërt, Tomë Dodajt, u bë publik më vonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit