Magazinë
Transmetuar më 27-01-2025, 14:38

Seanca e parë e shqyrtimit fillestar në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt është shtyrë për datën 31 janar.

Arsyeja ishte se avokatët e dy të akuzuarve, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt kanë thënë se nuk i kanë pranuar shkresat e lëndës për shkak të problemeve me e-mail.

Para trupit gjykues janë paraqitur të katër të akuzuarit Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridonës, Kushtrim Kokalla, kushëriri i parë i Naimit, Granit Plava i cili ka shkrepur armën, si dhe Tomë Dodaj, ai i cili i ka shitur armën me te cilën është kryer vrasja Naimit.

Të akuzuarit janë pyetur për informacione të përgjithshme dhe për të dhënat e tyre personale.

Në momentin kur është pyetur për statusin martesor dhe nëse është i divorcuar, Murseli është përgjigjur duke thënë “kam gruan e vrarë”.

Naimi, Kushtrimi dhe Graniti akuzohen për “vrasje të rëndë” ndërsa Tom Dodaj për “shitblerje armësh”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit