

U hodh paraditen e kësaj të premteje në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025.
Të pranishëm gjatë hedhjes së shortit ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse dhe përfaqësues të mediave.
Në bazë të rregullores, skuadrat u ndanë në dy vazo, ku në vazon e parë u pozicionuan: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu dhe në vazon e dytë: Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani
Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste që janë si më poshtë:
Bylis – Egnatia
AF Elbasani – Vllaznia
Laçi – Partizani
Dinamo City – Skënderbeu
Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Ndeshjet e para do të luhen më 5 shkurt dhe takimet e kthimit më 26 shkurt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





