Magazinë
Transmetuar më 11-01-2025, 22:50

Hyrja e Gjestit ka trazuar ujërat në shtëpi, duke krijuar dinamika të reja. Banorët duket se e pritën “me këmbët” e para, sjellje për të cilat ata kanë dhënë shpjegimet e tyre.

Gerti: Unë kam një vëlla të vogël si ai në shtëpi, që e ka pasur zakon të trazonte. Më kujtoi pikërisht atë. Nuk e kam të vështirë të bashkëjetoj me të, do flemë bahskë së shpejti.

Gjesti: Pa problem, se kam problem të fle me asnjë.

Laerti: Sapo hyri nisë të bënte gjeste. Është problemi i gjumit, na bëri ca lojëra etj. Flet shpejt dhe se kuptoj se çfarë thotë.

Gjesti: Me G Bani, kur erdha në fillim, u nxeh pasi i thashë se çfarë ndodh kur hyjnë disa persona në një tualet. Nuk më priti mirë, ndryshe nga të tjerët.

G Bani: Xheri kërkon të mbijetojë nga agresori i tij, Gjesti nuk është Gjesti sepse ai është ngatërestari. Unë nuk e prita me këmbët e para, por e prita me relaitetin, siç është situata në shtëpi. I thashë thjesht hajde ta provojmë punë ne banjës, nëse vërtet të intereson. Nuk është shpirt i keq, ka arhdur të bëjë lojën e tij.

Olsi: Atë ditë ka qenë situatë e tensionuar, situata ishte e rëndë mes G Banit dhe Laertit. Ardhja e Ghjestit krijoi ca situata që dukeshin si të paverteta për atë që ne kemi krijuar në shtëpi. Ishte një situatë e tensionuar edhe për mua.

Nga ana tjetër, Egli mendon se hyrja e tij, i solli një energji pozitive shtëpisë.

Egli: Pritja me sulm ishte që në momentet e para, kur nuk kishte ndodhur asgjë. Kur ndodhen, i thashë që ne këtu nuk i bëjmë këto gjëra dhe kemi vendosur ca rregulla të pashkruara. Gjesti ka thënë që nu ke idnte hde nuk i bën më. Nuk ishte për kryqëzim kjo gjë. I ka dhënë shtëpisë një energji ndryshe, është një elektron i lirë, gjithë kohës i lumtur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit