Transmetuar më 25-01-2025, 12:36

Egli dhe Gjesti ishin afruar tepër me njëri-tjetrin që pas hyrjes së banorit në shtëpinë e Big Brother VIP. Gjithsesi, së fundmi gjërat nuk kanë shkuar siç priteshin për dyshen, të cilët kanë pasur një krisje në raportin e tyre. Gjesti i tha se ka grua jashtë dhe Egli iu kthye se me këtë gënjeshtër, ai ka ulur veten dhe partneren e tij.

Egli: Ti nëse s’ke gënjyer, s’ke pse bën këto reagime.

Gjesti: Kam grua jashtë.

Egli: Ta kesh me jetë. Veten tënde ke treguar që ke gënjyer. S’më ke ulur mua. Ke ulura atë dhe veten.

Gjesti: A bën të largohesh nga këtu?

Egli: Jo. Kur të ulem sipër ku je ulur ti atëherë po. Nëse do të ikësh, ik. Nuk jam ulur te ti, jam ulur te dërrasat e shtëpisë. Të pëlqen apo nuk të pëlqen, je në të njëjtin territor me mua.

Gjesti: S’dua të rri me ty. Zhduku!

Pas kësaj bisede mes banorëve ka ardhur edhe reagimi nga jashtë shtëpisë i Xum Allushit i cili ka postuar në Instagram një video nga makina duke kënduar. Ky postim është komentuar si ironike nga ana e aktorit të humorit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit