Transmetuar më 28-01-2025, 09:49

KILI- Gjashtë persona humbën jetën pasi një varkë turistike u mbyt në një lumë në jug të Kilit. Aksidenti ndodhi të dielën në afërsi të qytetit Osorno, rreth 5 kilometra përpara se anija të arrinte në destinacionin e saj, portin e Bahia Mansa.

Një zëdhënës i marinës kiliane tha se gjashtë persona ishin gjetur të vdekur dhe fati i një personi në bordin e anijes turistike nuk dihet ende.

“Duhet të ishin 21 persona në varkë, jo 34”, tha prokurorja Maria Angelica de Miguel për televizionin Chilevisión, duke theksuar se shumë prej tyre nuk kishin jelek shpëtimi. Kapiteni u arrestua nga policia dhe po merret në pyetje, ndërsa autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit