
19:12 | Përhapet varianti i ri i COVID-19
- 18:54 | Zbardhen dëshmitë tronditëse të autorit dhe të familjes/ Të gjitha detajet e vr’asjes së 22-vjeçares shqiptare në Itali
- 18:42 | Detaje nga operacion masiv i Europol me 79 pedofilë të arrestuar dhe mbi 1,400 të identifikuar
- 18:37 | Universiteti La Sapienza për vrasjen e studentes shqiptare: Një krim brutal, na la pa fjalë!
- 17:22 | GJKKO pranon kërkesën për lirimin e Kreshnik Farrukut/ Por kreu i klanit mbetet në burg, akuza nga Italia për trafik droge
- 16:56 | Operacion në 35 shtete kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet/ I implikuar edhe një shqiptar, nis procedimi
- 16:46 | Komunikimet në “Sky ECC”, raporti vjetor i SPAK: Janë identifikuar të paktën 9 grupe kriminale
- 16:28 | Fondet e SASPAC, SPAK çon për gjykim Ilir Beqajn dhe 11 persona të tjerë
- 15:43 | Del lista finale, 3.7 milionë shqiptarë thirren në votimet e 11 majit
- 15:00 | Policia greke zbardh atentatin ndaj dy shqiptarëve në Greqi. U porosit nga ‘mafia e burgjeve’!
Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 2 Prill 2025
- Aksident i dhimbshëm, një burrë humb jetën në moshë të re
- Paolo Fox: 3 shenjat me fat dhe 3 më të kujdesshmet për datën 2 Prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e mërkurë, 2 prill 2025
- Pamje shok si kryhen plaçkitje të dhunshme në Tiranë
- I dashuri filipinas i studentes shqiptare pranon vr'asjen: E godita me th'ikë, trupin e futa...
- Susan Miller: 3 shenja me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – Ja çfarë sjell dita e sotme për ty!
- Fundi tragjik i studentes shqiptare. I dashuri filipinas e goditi me th'ikë dhe trupin e futi brenda në valixhe, përdori telefonin e saj për të shkëmbyer mesazhe
- Kush është ish-i dashuri filipinas i arrestuar për vrasjen e Ilaria Sulës
- Identifikohen dy viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Milot-Morinë
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë

Ndahet nga jeta mësuesi, intelektuali dhe shkrimtari i njohur elbasanas për fëmijë, Astrit Bishqemi.
Astrit Bishqemi njihet si një prej shkrimtarët më të mirë të letërsisë për fëmijë, do t’i mungojë Elbasanit dhe Shqipërisë.
Astrit Bishqemi u lind në Elbasan më 18 korrik 1943.
Pas shkollës së mesme pedagogjike, studioi në Degën Matematikë-Fizikë të Institutit Pedagogjik 2-vjeçar në Shkodër dhe më pas mbaroi studimet e larta në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Elbasan.
Veprimtaria
Për shumë vite ushtroi profesionin e mësuesit dhe njëkohësisht të drejtorit në shumë shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të rrethit të Elbasanit, përkatësisht në qytetet Librazhd, Peqin, Elbasan. Ndërkohë ka qenë redaktor i gazetës lokale” Shkumbini” (1973-1977). Që nga viti 1981 fillimisht si pedagog i jashtëm dhe më tej efektiv, ishte lektor i lëndës së letërsisë për fëmijë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan deri në vitin 2010 kur doli në pension. Tema e doktoraturës së mbrojtur prej tij në Universitetin e Tiranës mban titullin: “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj”.
Krijimtaria
Krijimtaria e tij letrare numëron:
11 Novela
21 Vëllime me tregime e përralla
10 Romane
12 Shqipërime
1 Skenar Filmash
16 Tekste të letërsisë për fëmije dhe studime
Bashkautor në 17 tekste të arsimit bazë
Autor në 8 tekste universitare
Tituj dhe Nderime Mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjithashtu mban titullin ”Mësues i Merituar”. Si autor i shumë vjershave, tregimeve, novela dhe romaneve, në qershor të vitit 2009, Ministria e Kulturës dhe Sektori Shqiptar i IBBY-t (International Board on Books for Young people) e nderoi me çmimin e karrierës “Orët” për “punë të përkushtuar në studimin e letërsisë shqipe për fëmijë dhe si krijues i afirmuar”. Veç çmimeve kombëtare në fushën e krijimeve për fëmijë, në vitin 2010 është nominuar kandidat i Shqipërisë për Çmimin e lartë botëror “Astrid Lindgren”, që jepet në fushën e Letërsisë për Fëmijë e të Rinjl.[2][3] Astrit Bishqemi është i vetmi shkrimtar shqiptar që është nominuar për këtë titull.
Veprat
Novela Gjoksshkëmbi (fantistiko-shkencor) – Shtëpia Botuese (Sh.B.) Naim Frashëri, Tiranë 1972 Tregim për nënën trimëreshë – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974 Përtej oborrit diellor (fantistiko-shkencor) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978[4] Partizani fotograf – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1980 Një verë plot ngjare – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1981 Kur çelnin livarëzat e arrës – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984 Epitafi dinak – botim i Gazetës Fjala e Lire, Elbasan 1994; Ribotuar me titullin: Kjo ndodhi në Fushë-Kosove – Sh.B. ERIK, Tiranë 2009 Burgu i qelqtë – Sh.B. Onufri, Elbasan 1995; Ribotuar me titullin Mësonjtorja e Parë, Tiranë 2002 Doriu i luftërave – ONUFRI, Tiranë 1996; ERIK, Tiranë 2009 Zezona e qumështit – Sh.B. Sejko, Elbasan 1996 Për një gotë çaj – Sh.B. Sejko, Elbasan 2004 Kacafytja me ujkun (novela, tregime, skica, gazmore) – Sh.B. Rozafa, Prishtinë 2018 Vëllime me tregime e përralla Detyra – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974 Celësi i depos – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1976 Gëzofi i Tokës (Tregime Fantastiko Shkencore) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1977 Kallëzimet e kokrrizave te breshrit (tregim shkencor) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978 Fidani i dardhës – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978 Drugdhendësi i vogël – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978 Libri i grisur – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984 Trimëria – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1985 Dhëmbët e ujkut – Sh.B. Sejko, Elbasan 1996 [10] Kur nisa rrugën e shkrimeve – Sh.B. Onufri, Tiranë 1997 Thesi i gjallë – Sh.B. Toena 1998 [11][12] Gjyshër e nipër – Sh.B. Sejko, Elbasan 2001 Si ia hodhëm kompjuterit – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002 Papuçe për princ Pison – Sh.B. Sejko, Elbasan 2003 Shtëpiza ime, përralla e kallezime diturake – Sh.B. Silver, Elbasan 2003 Maçoku me celular, Një pëllëmbë me përralla – Sh.B. Erik, Tiranë 2004 [13] Kallëzimet e Kaltrit – Sh.B. Sejko, Elbasan 2006 Mali i Vashës (tregime) – Sh.B. Jonalda, Tiranë 2012[14] Djali i zgjuar dhe vajza e bukur (tregime e përralla) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013 Përralla Elbasani 1 – Sh.B. Jonalda, Tiranë 2013[15] Përralla Elbasani 2 të ritreguara – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013 10 Rrëfenja të arta / Udhëve të Europës… duke u vënë veshin gojëdhënave të tyre – ERIK BOTIME, Tiranë 2020 Vepra I : Gostia e Arushit [Prozë e vargje të zgjedhura për fëmijë (e prindër)] – Shoqata ADE, Shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022 Vepra II : Magnetofoni [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e vegjël)] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022 Vepra III : Njeriu dhe Djalli [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e mesëm)] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022 Vepra IV : Ai që ndali Diellin… [Tregime të zgjedhura për moshën e lartë shkollore] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022 Vëllai i Abetares (bashkautor me Xhevat Sylën) – ERIK botime, Tiranë 2022 Izi, qeni shpëtimtar (tregime) – ERIK botime, Tiranë 2023
Romane Me vështrimin lart – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1986 Udhëtim i jashtëzakonshëm (fantastiko-shkencor) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1987; Ribotuar nga Sh.B. Sejko, Elbasan 2000 [16] Zemër, o bir! – Sh.B. Flesh, Tiranë 1999 Fustanet e dallëndysheve – Sh.B. Sejko, Elbasan 2003 Kronikë me tank – Sh.B. Sejko, Elbasan 2004 Klik: Rrapatushët 1 (Rrapatushë prej allçini dhe prej së vërteti) – Sh.B. Extra, Tiranë 2007 Klik: Rrapatushët 2 (Endje nëpër botë) – Sh.B. Extra, Tiranë 2007 Klik: Rrapatushët 3 (Hidhemi në të shtatën) – Sh.B. Extra, Tiranë 2007 Klik: Rrapatushët 4 (Fillime dhe… maja) – Sh.B. Extra, Tiranë 2007 Si u rrit një poet – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011; Ribotuar me titull Dallgët e Këngës – Sh.B. Vatra, Shkup 2015 Shën Grushti / Gazmorë ndaj virusit të pabesë (Roman për adoleshentë) – Sh.B. JONALDA, Tiranë 2020 Normalistët / Roman për moshën e lartë shkollore – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2022 Shqipërime, përshtatje, poezi etj. Ali Baba dhe dyzet hajdutët (ritregim), – Sh.B. Onufri, Elbasan 1993, ribotuar Sh.B. Mësonjtorja, Tiranë 2003 Xhani Rodari: Pinoku dinak – Sh.B. Kristoforidhi, Elbasan 1993 Xhani Rodari: Xhelsominoja në vendin e gënjeshtarëve (Roman) – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007 Leit Sauervein: Indiani i vogël Hyshte – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002 Zhak Deval: Misteri i Oqeanorit – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002 Marie-Helene Deval: Fëmija egërsirë – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002 Maria Markone: Anija kozmike e Alekut (Roman) – Sh.B. Silver, Elbasan 2003 Daniel Defo: Robinsoni (përkthyer nga Lumo Skëndo më 1908, sjellë në gjuhën e sotme) – Sh.B. Sejko, Elbasan 2005; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë T.2007 Zhyl Vern: Aventurat e kapiten Haterasit (përshtatur për fëmijë) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2007 Xhonatan Suift: Udhëtimet e Guliverit (përshtatur për fëmijë) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007 Rebi Alikaj: Përse oktapodi nuk ka eshtra – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2009 Mark Tuein: Aventurat e Hakëlberfinit (përshtatur për fëmijë) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016 Paskam lindur më parë se gjyshi?! (vjersha) – Sh.B. Erik, Tiranë 2017 Francoise d’Eaubonne: Një nëndetëse e Hapësirës / Roman fantastiko-shkencor (përkthim nga Frëngjishtja) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2021
Tekste të letërsisë për fëmijë dhe studime Gazmore 300 e ca… buzëqeshje sa ? Toena, Tiranë 1996 [21] Letërsia për fëmijë (pjesa II: Komentar) / Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! – “ELBASANI 2000”, Tirane 1998; rishtypje: Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! – Sh.B. Erik, Tiranë 2011 Nga ditari i një shkrimtari për fëmijë – Sh.B. Sejko, Elbasan 2005 Vlera të anatemuara… (Gjurmime e studime) – Sh.B. Sejko, Elbasan 2005 Autorë e tekste letrare, probleme e vlera… – Sh.B. Sejko, Elbasan 2007 Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj, 1886-2009 (Fjalor enciklopedik) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2009 (Astrit Bishqemi & Migena Arllati): Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886-2017 [Botimi i dytë i leksikonit të vitit 2009, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- Shoqata e intelektualëve “Jakova”, Prishtinë 2017 Tragave të letërsisë – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011 (Astrit Bishqemi, Shpëtim Haxhihyseni): Simbol i punës dhe i korrektësisë (monografi për Ibrahim Ibrushin) – Sh.B. Shpresa, Tiranë 2012 (Iliaz Gogaj, Astrit Bishqemi): Sulë Harri, kalorës i arsimit shqiptar (botimi III, i pasuruar e i përmirësuar) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013 Braktisja e happy end-it – Sh.B. Jonalda, Tiranë 2014 Misionarë të letërsisë – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2014 Elbasani ndër vite për librin – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016 Bibliografi e kritikës letrare për fëmijë – Albtipografia, Tiranë 2017 Tomor Jolldashi në ravat e publiçistikës shqiptare (monografi) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017 Arritje… (gjurmime e studime) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017 (Astrit Bishqemi, Dije Demiri-Frangu, Xhahid Bushati, Sabit Jahja, Veli Veliu): Dritë Ruhani, Udhëtimi krijues përmes dy linjave – SAS, Prishtinë 2021 Buzëmbrëmje… (gjurmime e studime) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023 ELBASANI e rrethina (miniguidë) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
Bashkautor në tekste të arsimit bazë Edukata morale dhe politike, 5 – Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj. Edukata morale dhe politike, 6 – Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj. Edukata morale dhe politike, 7- Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj. Edukata morale dhe politike, 8 – Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj. Të njohim historinë e popullit tonë, 4 – Libri Shkollor, Tiranë 1990, 1994; Istoria na Albania: Tiranë 1994; ETMM, Prishtinë 1994 “Libri – miku më i çmuar i fëmijëve” (Doracak bibliografik) – botim i Fondacionit ECE – Elb.2000 Të njohim historinë e popullit tonë, 4 (botim i ri, i ndryshuar nga ai i vitit 1990) – Libri Shkollor, Tiranë 2000 etj. Gjuha shqipe, 7 – Morava, Tiranë 2006, 2007; SHKRONJË PAS SHKRONJE, Tiranë 2008 Dua të lexoj 2 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. II, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011 Dua të lexoj 3 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011 Dua të lexoj 4 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011 Dua të lexoj 5 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011 Xixëllime letrare 6 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. VI, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Skënder Karriqi) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011 Xixëllime letrare 7 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011 Xixëllime letrare 8 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011 Xixëllime letrare 9 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011 Dua të lexoj 1 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. I, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2012
Autor në tekste universitare Letërsia për fëmijë (pjesa I: Teoria) – Sh.B. Sejko, Elbasan 1997 Letërsia për fëmijë (pjesa III: Nëpër botë) – Sh.B. Sejko, Elbasan 1999 Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë – Sh.B. Sejko, Elbasan 2001 Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1997-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] – Sh.B. Sejko, Elbasan 2004 Histori e letërsisë botërore për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1999-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] – Sh.B. Sejko, Elbasan 2006 Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 2001-shit, me pak ndryshime] – Sh.B. Sejko, Elbasan 2004 Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj [Botimi i tretë i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- DY LINDJE DHE DY PERËNDIME, Tiranë 2008 Histori e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj [Botimi i katërt i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i pasuruar rishtazi]- ShBLSh e RE, Tiranë 2014
Skenarë Filmash Vajza me pata – Kinostudio Shqipëria e Re, Tiranë 1975 Bashkautor në skenarin e filmit dokumentar për të rritur “Poema e çelikut”, 1975. Monografi kushtuar Astrit Bishqemit Prof. dr. Faik Shkodra: Talent dhe përvojë krijuese e shkencore (Vështrim analitik e sintetik i Astrit Bishqemit në veprën “Vlera të anatemuara”)- “Rozafa”, Prishtinë, 2018 Dr. Rudina Alimerko: ASTRIT BISHQEMI – krijues dhe studiues i shquar i letërsisë për fëmijë e të rinj – “Europrint”, Vlorë, 2019 Ibrahim R. Ibrushi: Një jetë e tërë kushtuar letërsisë për fëmijë e të rinj – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd