Transmetuar më 31-12-2024, 13:04

DURRËS- I dyshuari Fatjon Janina e ka pranuar autorësinë për vrasjen e 82-vjeçarit në Durrës.

32-vjeçari ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë një borxh prej 200 mijë lekësh që Paulin Gina ia kishte autorit të dyshuar.

Gjithashtu Janina thotë se i ka thënë që të flasin për borxhin pasi i duheshin lekë për Vitin e Ri, por i moshuari i ka thënë se nuk ka lekë.

Sipas tij viktima e ka ofenduar duke e quajtur drogaxhi dhe ka tentuar ta godasë me çekiç, por në atë moment Janina ka gjetur një thikë dhe e ka qëlluar disa herë.

“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i pestë ku unë banoj të sheshpushimi i shkollave.

I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam leke.

Më ofendoi, më tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshëm afro 1 orë. Ai donte të më godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë.

Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiçi derisa ngeli i shtrirë në tokë. Më pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time.

Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme të tij me çelës. Shkova në shtëpi, fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe më pas në gjendje të rënduar psokologjike ika edhe nga shtëpia ime, nga frika e policisë”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit