

Policia ka arritur të gjejë makinën tip ‘ML’ me të cilën u largua Julian Gjoshi i dyshuar për vrasjen e Alfred Dedjas në lokalin ‘Kështjella’ në Ndroq.
Makina është gjetur në Shkëmbin e Kavajës në Durrës.
Ish-menaxheri i kompleksit ‘Golden’, Alfred Dedja u ekzekutua një ditë më parë, 1 dhjetor, në një lokal në Ndroq. Autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit dyshohet se është Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ ku dyshohet se u dhunua për vdekje Jan Prenga.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga zbardhja e kamerave të sigurisë është ndërtuar edhe një dinamikë se si ndodhi ekzekutimi.
Autori i dyshuar, Dedja ka qenë brenda lokalit ‘Kështjella’ në Ndroq me një mik duke pritur Alfred Dedjan. Me këtë të fundit e kishte lënë të takohej për të sqaruar konfliktet që kishin me njëri tjetrin, pasi burimet thonë se autori dhe viktima kanë pasur debate edhe dy muaj më parë.
Sapo Dedja është futur brenda në lokal, autori i dyshuar e ka qëlluar me armë pa e nxjerrë fare nga xhepi i xhupit.
27-vjeçari Julian Gjoshi është në kërkim policor, ndërsa nga vendi i ngjarjes u largua me një mjet tip ‘ML’ në pronësi të babait të tij. Policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë, Durrës, Shijak dhe zonat përreth, për arrestimin e tij, por deri më tani pa rezultat. Kontrolle po ushtrohen edhe në banesat e familjarëve, miqve dhe bizneseve të tij ku dyshohet se mund të jetë fshehur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd