
08:44 | 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – sipas Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- 08:44 | Marrëveshja me Italinë, 40 emigrantë nisen sot drejt kampit të Gjadrit
- 08:36 | Horoskopi ditor nga Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- 08:31 | Zbardhet atentati ndaj nën e bir në Fier, arrestohet 66-vjeçari, në kërkim djali i tij
- 08:29 | Paolo Fox: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes, e enjte 10 prill 2025
- 08:25 | Branko: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – E enjte, 10 prill 2025
- 08:19 | Flick, pas fitores 4-0: Nuk jemi kualifikuar ende, mendja te ndeshja e kthimit
- 08:17 | Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- 08:16 | Skandal në Greqi, prifti dënohet për përdhunimin e një vajze të vogël prej shtatë vitesh
- 08:04 | Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
- Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- Luani, që për pak i mori jetën burrit, ndodhet në Zharrëz të Fierit. Policia do largojë kafshën nga banesa
- 'Iku e gëzuar atë mëngjes'! Rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares
- Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë
- 'Filloi me fyerje që nuk thuhen në sy të një gruaje!' Sherri fizik me Demaliaj, reagon Kujtim Gjuzi
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox – E mërkurë, 9 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Skandal në Greqi, prifti dënohet për përdhunimin e një vajze të vogël prej shtatë vitesh
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E mërkurë, 9 prill 2025
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë ta dorëzojë tek autoritetet kosovare Millan Radoiçiqin, duke thënë se politikani dhe biznesmeni serb është “arsyeja thelbësore” e sulmeve që kanë ndodhur dhe mund të ndodhin në të ardhmen në Kosovë.
Duke folur në një konferencë për media të dielën në Prishtinë pas një sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës dy ditë më parë, Kurti tha se “problemi kryesor për bindjen time është fakti që Millan Radoiçiqi nuk dorëzohet nga autoritetet serbe te ato të Kosovës”.
Autoritetet kosovare kanë leshur fletarrestim dhe kanë ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për një sulm vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023. Kurti tha se, sikur Radoiçiq të mos lihej i lirë në Serbi, do të “binin gjasa në mënyrë drastike që të realizoheshin të gjitha këto sulme që kanë ndodhur dhe sulme në të ardhmen që ata i planifikojnë”. “Ne kërkojmë prej faktorëve ndërkombëtarë t’i bëjnë trysni Beogradit ta dorëzojnë kryekriminelin Radoiçiq tek institucionet e Kosovës. Nëse Serbia ka dyshim se Radoiçiq nuk do të kishte gjykim të drejtë në Kosovë, ne e kemi EULEX-in, ai i vëzhgon të gjitha rastet në Kosovë. Prandaj ai duhet t’i dorëzohet Kosovës”, tha ai.
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan. Shpërthimi ndaj kanalit në fshatin Varragë të Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit jashtë kanalit, duke bërë që disa pjesë të vendit të përballeshin me reduktime uji. Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, gjë që është mohuar nga Serbia.
Furnizimi i rregullt me ujë u rikthye pothuajse një ditë pas shpërthimit, njoftuan autoritetet kosovare të dielën, ndërsa furnizimi i Korporatës Energjetike të Kosovës me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua. Autoritetet kosovare të sigurisë i arrestuan tetë të dyshuar dhe konfiskuan armatim gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës të shtunën, në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta. Kurti tha se sulmi i së premtes ndaj kanalit të ujit në veri ndërlidhet me sulmet që Rusia është duke i kryer në muajt e fundit kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
“Qëllimi ka qenë që një pjesë e madhe e vendit të mbetej pa ujë, në terr, në të ftohtë dhe pa komunikim. Ky sulm duket se ka ndërlidhje me sulmet masive të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”, tha Kurti. Ai e shfaqi gjatë konferencës një fotografi për të cilën tha se shfaq emblema të njësive ushtarake të Ushtrisë Ruse të konfiskuara nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të së shtunës në veri të vendit. “U gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse. Këto emblema ju përkasin njësive të veçanta ruse”, shtoi ai.
Sulmi ndaj kanalit të ujit në veri u dënua nga bashkësia ndërkombëtare. Bashkimi Evropian dhe Gjermania thanë se ai ishte një akt terrorist. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje në gjetjen dhe ndëshkimin e kryerësve të një sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit./Rel/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd