Transmetuar më 27-11-2024, 21:36

Reperët Stresi, Noizy dhe Dj Crax, akuzohen se më herët gjatë këtij viti u përfshinë në një sherr të bujshëm që ndodhi në një diskotekë në Pejë. Ata u proceduan, por më pas u lanë të lirë.

"Prive" e Kosovës raporton se tre protagonistët e ngjarjes janë paraqitur ditën e sotme tek organet e rendit dhe ligjit në Pejë, teksa iu komunikuan edhe dënimet në vlera monetare.

Stresi është dënuar me 10.000 euro, Noizy me 15.000 euro teksa DJ Crax me 5.000 euro.

Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia mori vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masa arrest me burg lidhur me sherrin që bëri bujë të madhe asokohe, ndaj Medi Isenit.

Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga paraburgimi Noizy-n, pasi i ofroi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila e lejonte të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit