Transmetuar më 27-11-2024, 16:43

GJKKO ka dënuar me dy vite shërbim prove ish prefektin dhe nënkryetarin e bashkisë Kukës, Granit Gjana.

Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në dy raste.

Gjanës i ndalohet e drejta për të ushtruar funksione publike për të paktën 5 vjet.

Sipas SPAK, Gjana, në shkelje të ligjit, nuk ka pajisur me autorizim për përdorimin e lëndëve djegëse nje subjekt që garonte për një tender me vlerë 21 milionë euro për furnizim me karburant.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit