Klinton dhe Ilmi Rakipaj u kapën një ditë pas vrasjes, në kryqëzimin e autostradës Villesse, njëzet kilometra larg kufirit italian dhe u arrestuan
Vëllezërit me origjinë shqiptare Klinton dhe Ilmi Rakipaj përkatësisht 20 dhe 25 vjeç, u dënuan me 18 vjet burg, të akuzuar për vrasje me dashje.
Hetimi nxori se ata kanë goditur për vdekje me thikë në gjoks bashkatdhetarin e tyre Albert Deda, 24 vjeç, si dhe plagosën rëndë dy shqiptarë të tjerë të moshës 26 dhe 28 vjeç.
Vrasja ndodhi në sherr e sipër mes shqiptarëve.
Gjykata vendosi edhe që të dëmshpërblehen prindërit e djalit të vrarë me 250 mijë euro.
Klinton dhe Ilmi Rakipaj kanë qenë të pranishëm në sallën e leximit të dënimit, ku prokurorja Claudia Brunino ka kërkuar dënimin me nga njëzet vjet burg për ta.
Historia daton në 23 korrik 2023: dy vëllezërit, me banim në via Dorighello në Forcellini të Padovës, në kulmin e një debati goditën me thikë 24-vjeçarin Albert Deda me një goditje në zemër dhe plagosën rëndë dy të tjerë, një 26-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare.
Menjëherë pas kësaj, ikën me një Renault Clio të kuqe.
Klinton dhe Ilmi Rakipaj u kapën të nesërmen nga policia rrugore e Palmanova në kryqëzimin e autostradës Villesse, njëzet kilometra larg kufirit italian dhe u arrestuan.
Në foto: Të arrestuarit, Ilmi dhe Klinton Rakipaj
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd