Transmetuar më 28-09-2024, 12:05

Xhensila Myrtezaj është një nga artistet që kohët e fundit është komentuar më shumë për jetën e saj private se për atë profesionale.

Ditën e enjte më 26 shtator Xhensila pati një seancë gjyqësore për ndarjen e pasurisë me aktorin komedian Bes Kallakun.

Ndërsa ditën e djeshme një ditë më pas ajo shfaqet tejet e lumtur në rrjete sociale. Ajo ndau disa pamje ku shihet me një këmishë të bardhë, dhe nuk e fsheh dot lumturinë në fytyrën e saj.

Po cili është shkaku i një lumturie të tillë? Këtë gjë vetëm këngëtarja e njohur e di.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit