Magazinë
Transmetuar më 23-03-2025, 14:45

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i njohur ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet se vëllai i tij i vetëm, ‘Saimiri ikur tek Hyji’, ndërsa thekson se i’ vetmi ngushëllim është që nuk vuajti’.

Në postimin në profilin e tij në “Instagram”, Enkeli njofton se nëser në orën 12:00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH për vëllain e tij, e më pas do të përcillet në banesën e fundit në Sharrë.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës. Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.

Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë”, shprehet ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit