

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi. Gazetari i njohur i sportit nuk ia ka dalë dot të mbijetojë, teksa vuante nga një sëmundje e rëndë.
Demi do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë ndër vite, për gazetarinë sportive në vendin tonë.
Gazetari Defrim Methasani, i ka shprehur ngushëllime familjes, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i Methasanit:
Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi, do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij. U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije…!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd