
14:31 | ‘Çfarë janë këto çorape, se po më shpërqendrojnë’! Trump bën batuta me Vance në Shtëpinë e Bardhë
- 14:23 | Plaçkitje turistësh në Tiranë! Banda e grabitësve hyn me forcë në banesën e tre grave turke – 4 të arrestuar, njëra prej viktimave kapet me drogë!”
- 14:12 | Marta Kos në Elbasan: Më thanë që këto veroret sjellin fat, ndaj vura dy. Vura një për Shqipërinë dhe një për Bashkimin Evropian që të jenë fatsjellëse
- 13:15 | Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën 23-vjeçarja, plagosen dy pasagjeret
- 13:11 | Grupi “Studentët 2.0” thonë se do të vazhdojnë protestën në Beograd: Ne duam të mësojmë!
- 13:09 | Akuzat për spiunazh për dy rusët dhe ukrainasin, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim
- 11:50 | Detaje tronditëse të testamentit/ Fillon beteja për pasurinë prej 80 milionë dollarësh të Gene Hackman
- 11:44 | Ka luajtur me të dyja ekipet, Klinsmann: Për kë do të bëj tifo në Inter-Bayern Munich? Për futbollin e bukur…
- 11:41 | Rooney kritikon ashpër Manchester United: Nevojitet ndryshim drastik, do të mbaja vetëm 2 nga lojtarët aktualë
- 11:41 | Fertilizimet e para invitro në spitalet publike, arrihet përqindja e suksesit te 42% e pacienteve
Aksident tragjik në Bulqizë: Një e re humb jetën, pesë të plagosur transportohen në Tiranë
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për të Premten, 14 Mars 2025
- Nuk e besoj jo, më lini ta shoh vetë! Vajza e çiftit shqiptar në Selanik në gjendje shoku
- Përdori kokainë për të arritur kënaqësinë se’ksuale, zbulohet pse vdiq ish-kryetari i bashkisë
- Dy tronditje brenda pak minutash! Pasi përd'hunohet nga partneri në një hotel, e reja sulmohet sek'sualisht nga një burrë tjetër në ashensor
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e enjte 13 mars 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e enjte 13 Mars 2025
- Vr'au gruan dhe më pas veten duke u hedhur nga ballkoni, çifti shqiptar do varroset në Shqipëri
- Pa sherre me gruan, por i dërrmuar nga humbja e punës, dëshmi që dhembin. Çfarë u zbulua për burrin shqiptar në Selanik
- Aksident fatal në Shkodër, humb jetën një burrë, vajza e tij në gjendje të rëndë
-
Ragon Egli Tako: S’është hera e parë që më ndodh, nuk jam në spital psikiatrik
-
‘Më ke puthur dhe gishtat e këmbës’! Xheneta i kujtoi momentet e bukura bashkë, si reagoi Gjesti?
-
Gjesti shtanget kur sheh Xhenetën brenda shtëpisë. Ajo nuk kursen ironitë
-
‘Ua ke marrë burrin 10 vetave jashtë…’ Vserlo vjen me akuza të forta ndaj Olës!
-
Egla Ceno rikthehet në “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin
-
Puthja mes Laertit dhe Gjestit, e më pas me Aldon! “Shpërthejnë” në akuza banorët
-
Gjesti përlotet teksa qëndron vetëm në oborr
-
Nuk do ta besoni se çfarë profesioni tjetër bën Danja përpos modelingut dhe biznesit të saj?
-
“Më the të vinte era qen…”/ Agravon debati Gerta-Laert: Ti banalizon muhabetin, je i ndyrë
-
“Me vajzat nuk tallemi”/ Tjetër puthje në buzë mes djemve të BBV 4
-
“Do e vazhdosh lidhjen me Olën apo Loredanën?”/Jozi jep përgjigjen e PAPRITUR!
-
Xheneta komenton sjellen e Gjestit: Të isha në vendin e Eglit do i kisha shkulur flokët
-
Policia hedh dritë mbi vdekjen e aktorit Gene Hackman dhe Betsy Arakawa: Çfarë tregojnë pamjet e fundit të kamerave të sigurisë
-
Laerti del nga shtëpia dhe shkon në studio, përlotet bashkë me publikun!
-
Ecejaket e Big Brother Vip, Amber ikën sërish
-
‘Jam shumë sëmurë, s’e përballoj dot’! Publikohen pamjet e fundit të Eglit brenda BBV, kërkoi takim me Gjestin
-
Gjesti për marrëdhënien me Eglin: Isha shumë i qartë. I kam thënë mos i hyj aq thellë!
-
‘Gocë nga Tirana’, dedikim për Eglin? Redoni tregon të vërtetën
-
Jul Deda reagon pas largimit të Eglit nga BBV 4
-
‘Më ka dashur por u bë e tepërt, nuk është kjo dashuri’/Gjesti ka takuar Eglin para se ajo të largohej
-
Çfarë i ndodhi? E papritur! Egli Tako lë Big Brother. Si reagoi Gjesti kur mori vesh lajmin?
-
U largua nga Big Brother VIP për t’iu gjendur pranë të atit, çfarë i ndodhi G Banit gjatë fluturimit për në Londër?
-
‘Më hëngsh mëkatin’! Vserlo nuk përmbahet ndaj banorit: Po pres të rrëshkasësh mbi mua!
-
Gjesti shpërthen ndaj banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve!
-
Egli apo Gjesti, cili mbizotëron në internet?!

EVROPË- Shumë rajone turistike në Europë këtë verë presin rekorde te reja vizitorësh. Por në shumë vende banorët po ngrihen kundër turizmit masiv. A ka zgjidhje? Në Venecia madje vitet e fundit disa banorë kanë zaptuar shtëpi. Ata konsiderojnë se qyteti po vuan pasojat nga turizmi dhe banorët nuk po ia dalin me strehimin për vete.
Në qendrën historike jetojnë rreth 49.000 vetë si rezidentë të përhershëm. Numri i vizitorëve në Venecia, sipas vlerësimeve të ndryshme, çdo vit arrin në mbi 20 milionë. Jeta e përditshme e banorëve është për turistët si një dekor për përjetimet e tyre gjatë udhëtimit për pushime.
Europa është kontinenti me numrin më të madh të turistëve ndërkombëtar dhe Venecia nuk është i vetmi qytet, që vuan prej pasojave të turizmit masiv. Aktualisht raportohet për protesta në Barcelonë dhe në të tjera qytete spanjolle. Edhe në Lisbonë, në Pragë apo në Amsterdam turizmi masiv po krijon gjithnjë e më shumë tensione mes udhëtarëve dhe banorëve të përhershëm.
Arësyet janë të ngjashme kudo: shtrenjtim i qirave, çmime astronimike të pasurive të patundshme dhe se kush në fakt lejohet të përdorë dhe sa burime.
Turizmi si burim të ardhurash
Turizmi për shumë nga këto qytete dhe rajone është burimi kryesor i të ardhurave. Në Bashkimin Europian turizmi përbën rreth dhjetë përqind të rendimentit ekonomik. Sipas përllogaritjeve rreth 12,3 milionë vetë janë të punësuar në këtë sektor.
"Këto janë shifra abstrakte", thotë Sebastian Zenker nga Copenhagen Business School. Banorëve lokalë këto të ardhura nuk u sjellin asgjë, thotë Zenker, kur njëkohësisht qiratë rriten, banesat private janë të papërballueshme për banorët dhe restorantet i ngrenë çmimet aq sa vetëm turistët mund t’i përballojnë. Për banorët duhet të ketë një ekuilibër të perceptuar, thotë studiuesi i turizmit.
Ndonëse edhe shumë njerëz fitojnë nga turizmi, fakt është që "janë shumë pak ata që fitojnë mirë dhe mund të jetojnë mirë", thotë Zenker në bisedë për DW. Një problem është edhe se pagat në këtë sektor janë shumë të ulëta. Në Itali nuk ka një pagë minimale të ligjëruar, në Portugali paga minimale është 4,85 euro për orë pune, ndërsa në Spanjë 6,87 euro. Çështje e shpërndarjes
Pra ku derdhet paraja, që shpenzojnë turistët në vendet e Mesdheut? Shumë para nxjerrin industria e fluturimeve, rrjetet e mëdha të hoteleve, firmat ndërkombëtare dhe industria e kroçerave, thotë Paul Peeters. Ai është studiues në Universitetin Breda në Holandë në fushën e turizmit dhe transportit me efekt mbrojtës ndaj mjedisit.
Për të llogaritur qarkullimin e parasë në këtë sektor vendimtare është të mësohet, se kush në çfarë mënyrë udhëton. Turistët e kroçerave flenë dhe hanë në bordin e anijes. Turistët që preferojnë paketa all inclusive: fluturim, hotel dhe ushqim, i blejnë ato përmes agjencive të mëdha turistike, shpesh ata nuk shpenzojnë asgjë në vendin që vizitojnë.
Nga ana tjetër ky grup turistësh influencojnë negativisht në ndotjen e ajrit dhe konsumit e ujit, në kurriz të banorëve lokalë në vendet ku ata shkojnë për të kaluar pushimet. Kjo thellon pabarazinë dhe nxit tensione mes vendasve dhe turistëve. "Të gjithë aktorët janë të vetëdijshëm, se i duan turistët. Pyetja është se si dhe çfarë forme turizmi duan", thekson studiuesi i turizmit nga Kopenhaga Zenker.
De-Marketing, rregulla dhe ndalime
Tashmë janë ndërmarrë edhe nismat e para politike. Në Amsterdam nuk lejohet më të ndërtohen hotele. Po ashtu qyteti përmes një fushate të qëllimshme De-Markting përpiqet të verë nën kontroll turizmin për party dhe drogë. De-Marketing quhen strategjitë e reklamës, që kanë për qëllim që një produkt – pra qyteti Amsterdam – të mos jetë më tërheqës për grupe të caktuara.
Në Lisbonë dhe në Palma de Mallorca ka kohë që tregu i qirave është shumë larg nevojave dhe realitetit ekonomik të banorëve. Masat e para janë: moslëshimi i licencave të reja për dhënien me qira të objektevepërmes platformave si Airbnb dhe p.sh. në Palma de Mallorca janë vendosur afate bllokimi për dhënien e imobiljeve me qira për qëllime turistike.
Barcelona po ndërmerr masa edhe më të rrepta. Qyteti katalonjas ka shpallur, se do të mbyllë afatin e dhënies me qira për turistë për rreth 10.000 banesa. Kjo ka për synim që të zbusë presionin e krijuar në tregun e banesave. Në dhjetë vitet e fundit qiratë në qytet janë rritur me mbi 60 përqind.
Për kroçerat ka gjithnjë e më shumë kufizime dhe tarifa të larta. Në Venecia anijet e mëdha nuk lejohen më të ankorojnë që nga viti 2021, të njëjtën gjë planifikon edhe Amsterdami duke filluar nga viti 2026. Kjo masë synohet të pakësojë jo vetëm masën e turistëve, por edhe emisionet e dëmshme për ajrin.
Turistë të mirë dhe të këqinj?
Ngjashëm si Amsterdami edhe Mallorca do që të shpëtojë prej imazhit si qytete për party të shfrenuara. Synohet që të joshen më pak turistë, por që të shpenzojnë më shumë para. Ky konsiderohet turizëm i nivelit të lartë në zhargonin e kësaj dege. Por a është kjo zgjidhja?
Jo thotë, Macià Blázquez-Salom. Spanjolli është banor në Palma de Mallorca, profesor gjeografie dhe aktivist. Turizmi i luksit do ta thellojë edhe më shumë pabarazinë.
"Turizmi në segmentin party dhe plazh kufizohet në zona të veçanta, e funksionon thuajse si një fabrikë", i tha DW-së Blázquez-Salom. Pasojat direkte në këtë rast do të ishin të kufizuara ndaj një pjese të vogël të komunave.
Turistët me një nivel më të lartë ekonomik do të kishin pretendime më të larta, duke konsumuar më shumë ujë, kanë tendencën për udhëtime më të shkurtëra si dhe nëse u pëlqen edhe të blejnë imobilje. "Kjo bën që të vihet në lëvizje makineria e gentrifikimit dhe bashkë me të edhe e spekulimeve me imobiljet", thotë Macià Blázquez-Salom. "Këta turistë kësisoj ndërhyjnë direkt në jetën e banorëve."
Turizmi i konceptuar në favor të ruajtjes së mjedisit
Një pjesë e madhe e industrisë së turizmit ende mendon thjesht për shifrat në rritje. Çdo vit rritjet e rekordeve të vizitorëve pranohen me gëzim. Për shumë banorë në Spanjë në qytete si Barcelona, Venecia apo Palma de Mallorca rritjet e mëtejshme nuk janë një opcion. Pra çfarë duhet bërë? Një përpjekje mund të jetë, që numri i turistëve të mbahet në një nivel, aq sa mund ta përballojnë qytetet dhe komunat, thotë Paul Peeters.
Faktorët ekologjik dhe social duhet të luajnë në këtë kontekst një rol qendror. Për këtë megjithatë duhet të vendosen kontrata me shoqëritë ajrore dhe sipërmarrjet e porteve apo aeroporteve, sugjerojnë studiuesit e turizmit. Sepse shpesh këto kompani orientohen në tejkalim kapacitetesh, pra rritje dhe të ardhura të mëtejshme./ DW
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
