Transmetuar më 11-07-2024, 12:07

Liljana Veliaj, infermiere e Pediatrisë është ndarë tragjikisht nga jeta. Lajmi i trishtë është bërë i ditur Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

59-vjeçarja ka ndërruar jetë papritur, si pasojë e një arresti kardiak.

Kolegët e QSUT e përshkruajnë si korrekte dhe mjaft të dashur me fëmijët, të cilëve iu shërbente çdo ditë me përkushtim.

“Lili, ishte shumë korrekte dhe puna për të ishte pasioni më i madh. Ajo i donte shumë pacientët e vegjël me të cilët punonte çdo ditë si infermiere. Lili, ishte përherë e para që vinte në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me shumë dashuri e pa vonesa, por mëngjesin e 8 korrikut, ajo nuk mundi dot të mberrinte.

Lili la pas shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore e profesionale”, shkruhet në postim

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit