

Pas fitores 5-1 ndaj Salzburgut në Champions League, Carlo Ancelotti u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe performancën sulmuese të skuadrës, por theksoi nevojën për të përmirësuar mbrojtjen. Ai lavdëroi cilësinë dhe efikasitetin e sulmit të lojtarëve si Bellingham, Mbappé dhe Rodrygo, por shtoi se suksesi i skuadrës varet nga përkushtimi dhe organizimi mbrojtës.
Ancelotti gjithashtu përmendi rikthimin e Alaba dhe theksoi rëndësinë e fitimit të ndeshjes së fundit për t’u kualifikuar ndër tetë ekipet më të mira. Ai pranoi vështirësitë në disa momente të lojës dhe bëri thirrje për përmirësim të mëtejshëm:
"E arritëm objektivin. Fituam dhe tentuam të luajmë një ndeshje të mirë. Në fillim ishim pak të dobët, por më pas e rregulluam lojën dhe gjithçka shkoi mirë. Natyrisht, cilësia e atyre që luajnë përpara nuk vihet në dyshim. Mundohemi të rregullojmë pjesën tjetër, sepse efikasiteti që kemi përpara është i pabesueshëm. Duhet të përmirësojmë repartet e tjera. Ndonjëherë bëjmë mirë, ndonjëherë më pak. Sidoqoftë, jemi në një formë të mirë.
Nuk jam i zemëruar për golin e pësuar, mbrojtja funksionoi mirë. Rüdiger ishte shumë mirë sonte, Alaba u kthye, Asensio është në formë. Mbrojtja është një problem kolektiv. Nëse kemi angazhim kolektiv, do të kemi sukses dhe do të përfitojmë nga cilësia përpara.
Vazhidmësia në Champions? E vetmja gjë e sigurt është se duhet të fitojmë ndeshjen e fundit të grupit dhe kjo nuk është e re për këtë klub. Mbappé është lider, siç e kanë thënë shokët e tij të skuadrës. Nuk kemi problem të shënojmë gola me këta lojtarë. Bëmë një ndeshje të mirë. Në nivel ofensiv kemi shumë kreativitet. Mendoj se duhet të përmirësojmë punën mbrojtëse.
Nuk do të kemi kurrë problem me shënimin e golave. Problemi është në mbrojtje. Llogaritë për kualifikim? Nuk ka shumë për të bërë, duhet të fitojmë ndeshjen e fundit në grup. Është shumë e vështirë të jesh mes tetë të parëve".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





