

Banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” janë zgjuar me energji pozitive këtë të shtunë.
Dita e tyre nisi me sfidën e karaokes dhe më pas me muzikë.
Sigurisht nuk kanë munguar as bisedat, batutat apo edhe zënkat mes tyre.
Teksa Bernardi, Danja, Egli dhe Rozana po shijonin rrezet e diellit në shkallët pranë pishinës, aty ka shkuar edhe Gjesti.
Banorët i komentuan flokët që i ka lyer, ku Egli tha ‘se i pëlqen kështu’ dhe me shaka shton: “Vdiqa kur i bëri flokët biond”.
Ndërkohë Rozana ia pret: “Madje sa herë kaloje ti vdiste Egli edhe nganjëherë”, duke shkaktuar të qeshura në grup.
Pjesë nga biseda:
Egli: Do i lyesh prapë rrënjët se të ka dalë rrënja?
Gjesti: Po edhe me ra në tokë krejt
Danja: Jo, mbaj edhe këtë herë
Egli: Vetëm rrënjën
Bernardi: Jo se është i vogël, 24 vjeç, do bëhesh si unë
Gjesti: Janë duke më rënë
Danja: Është dashur t’i mbaje ashtu, kot ke bërë që i ke lyer
Egli: Jo, për mua bëri mirë. ua më pëlqen. Unë vdiqa kur i bëri flokët biond
Rozana: Madje sa herë kaloje ti vdiste Egli edhe nganjëherë
Danja: Edhe ngjallej prapë kur ikje ti
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





