

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë cakton datën 21 shkurt si datë për të shqyrtuar padinë e divorcit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:30.
Padia për divorc është depozituar nga Meta në gjykatë në qershor 2024.
Në deklaratat e tij para se të arrestohej nga policia, Ilir Meta e kishte akuzuar Monika Kryemadhin për tradhti në politikë, ndërsa ish-bashkëshortja e tij tha se “Metën e kanë iluminuar të tjerët kundër meje".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd