Transmetuar më 19-01-2025, 18:12

Mbrëmjen e kaluar G Bani gjatë ‘Prime’-t i kërkoi falje Arsidës pasi në Dhomën e Rrëfimit mori vesh se ish-banorja ka iniciuar një kallëzim penal ndaj tij për ofendimet dhe shpifjet që ajo pretendon se janë hedhur prej këngëtarit në adresë të saj, gjatë periudhës që ishte pjesë e formatit.

Duke sqaruar arsyet që e shtynë të merrte hapin drastik, Arsida u shpreh se është e gatshme të tërhiqet nga vendimi nëse G Bani i kërkon falje dhe tërhiqet nga loja. Gjë që banori nuk e pranoi dhe u shpreh se do të tërhiqej nga gara vetëm kur publiku të vendoste për fatin e tij dhe nga ana tjetër ai u shpreh se i kërkonte ndjesë Arsidës dhe se ishte i gatshëm të kryente dënimin apo nëse do të merrte gjobë.

Në lidhje me këtë situatë sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka reaguar ekskluzivisht edhe mamaja e G Banit.

E DËGJOVA ‘PRIME’-N MBRËMË. ARBANI I KËRKOI FALJE ARSIDËS PËR ATË QË KISHTE NDODHUR. TANI QË TË FILLOJMË DHE TË THEMI SE PSE E THA ARBANI DHE PSE E THA ARSIDA. TË GJITHË E DIMË QË NË ATË LOJË KA THYERJE NERVASH DHE LOJTARIT I DUKEN GJËRAT SHUMË MË TË VËSHTIRA NGA SA JANË NË TË VËRTETË. PËR KËTË I KUPTOJ. NUK JAM DAKORD TË OFENDOHET NJË ZONJË, NJË NËNË. FARE NUK JAM DAKORD DHE BESOJ QË ARBANI ME SINQERITETIN MË TË MADH I KËRKOI FALJE ARSIDËS.

PËR NJË GJË JU SIGUROJ QË ARBANI ËSHTË SINQERISHT I SINQERTË NË TË GJITHË LOJËN. AI SHPËRTHEN KUR NDJEHET SE OFENDOHET APO I BËHET PADREJTËSI. POR UNË BESOJ QË ARBANI ËSHTË EDHE NJË NGA LOJTARËT QË JEP SHUMË DASHURI NË ATË SHTËPI.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit