
14:56 | Kenia njeh zyrtarisht Kosovën, bëhet shteti i 118 që njeh pavarësinë!
- 14:53 | Ekrem Imamoglu në burg/ Zgjidhet kryebashkiaku i përkohshëm i Stambollit, kush është Nuri Aslan?
- 14:39 | Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka
- 14:32 | Vdekja misterioze e Maradonës. Ish-truproja e tij arrestohet në sallën e gjyqit, bëri dëshmi të rreme
- 14:28 | Detaje nga vr*asja në Prishtinë, konflikti kishte nisur në Spanjë
- 14:24 | Tragjike në Romë! Turistja bie nga shkallët dhe humb jetën
- 14:11 | Tentuan të fusnin në Shqipëri mallra kontrabandë me vlerë 50 mijë euro, arrestohen dy drejtuesit e autobusit në Portin e Durrës!
- 13:36 | Arrestohet i kërkuari në Tiranë, dënuar me 5 vite burg për drogë
- 13:36 | Renzi në Gjadër: Të kthehet në qendër për të dënuarit shqiptarë! Këtë ide e kemi artikuluar edhe në Parlament
- 13:25 | Mallra kontrabandë me autobus, kapen në Portin e Durrësit dy tregtarë. Sekuestrohen mallra me vlerë 50 mijë euro
Tronditje në Vlorë – Abuzim seksual dhe drogë për të miturat, arrestohet 40-vjeçari, procedohen 2 të tjerë
- Çfarë thonë yjet sot? Horoskopi i Paolo Fox e mërkurë 26 mars 2025
- Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali bën postimin prekës
- Pentagoni nis hetimet për thirrjet fyese kundër Turqisë në paradën ushtarake të 25 marsit
- Paolo Fox: Kush janë shenjat me më shumë fat për sot dhe kush duhet të bëjë kujdes?
- 'U mbyt, u mbyt!' Pagëzimi kthehet në tragjedi. Burri humb jetën gjatë ceremonisë. Video
- 'Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem'! Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!
- Shpëtoi 21 persona nga zjarri në diskotekën e tragjedisë, pas një jave në spital, heroi i Koçanit pritet me brohoritje në shkollë (VIDEO)
- Susan Miller: Ja 3 shenjat më me fat dhe ato që duhet të bëjnë kujdes sot, 26 mars
- Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, tre të plagosur
-
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka
-
‘Jam futur vetëm këtu! Më ke përmendur babain e ndjerë’! Laerti dhe Valbona përballen në prime
-
Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë?
-
“Shpirtin ma ke lodhur…”/ Situatë e tensionuar mes Gjestit dhe Rozanës: Kur erdhi ish-e dashura…
-
Dh’unuan Klea Prengën, prokuroria kërkon burg për njërën dhe shërbim prove për tjetrën
-
Gjesti flet për lidhjen jashtë shtëpisë: Ishte njësoj si ti. Ajo donte të hidhej nga çatia!
-
‘Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem’! Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!
-
‘Më ka marrë malli…’/Gjesti ‘dorëzohet’ para Eglit: I kam rënë pishmanit!
-
Big Brother VIP Albania 4 – Gjesti kërkon falje Eglit në një darkë sqaruese: “Të kërkoj falje për lotët e tua, më ka munguar prezenca jote”
-
Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

Ana Zafesova
Avionë, naftë, miniera dhe rafineri: pas negociatave mes rusëve dhe amerikanëve për një armëpushim në Ukrainë mund të fshihet një axhendë e dytë, me më pak politikë dhe më shumë biznes.
Më në fund, pas tre vitesh izolim, Vladimir Putini ka mundësinë që e kërkonte prej kohësh: atë për të “folur me amerikanët si i barabartë”, dhe nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë dëm.
Që në raundin e parë të negociatave në Riad, dy javë më parë, delegacioni rus ka diskutuar me atë amerikan – të paktën sipas njoftimeve zyrtare – kryesisht për marrëdhëniet bilaterale, të cilat, gjithsesi, janë reduktuar në minimum pas veprimeve të ndërsjella që kanë paralizuar praktikisht funksionimin normal të ambasadave përkatëse.
Por, për të mbajtur të përqendruar vëmendjen e Donald Trumpit, i cili kërkon një zgjidhje të shpejtë të konfliktit që mund ta paraqesë para mbështetësve të tij, duhen ofruar vazhdimisht stimuj. Dhe, pasi është dhënë tashmë sinjali se në fushën e mineraleve të rralla Rusia mund të ofrojë shumë më tepër se Ukraina, po vihet bast edhe mbi shumë fusha të tjera.
Gjestin e parë të vullnetit të mirë e ka bërë Putini, duke përjashtuar nga sanksionet, në prag të telefonatës së tij me Trumpin, një sërë fondesh investimi amerikane. Këto fonde tani mund të shesin aktivet e tyre në Rusi, të cilat ishin “ngrirë” pasi konsideroheshin si në pronësi të “vendeve armiqësore” – një etiketë që kufizon ndjeshëm mundësinë për kompanitë e vendeve jo-miqësore për të bërë biznes në Rusi.
Në një intervistë për New York Times, këshilltari i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Dynkin, madje sugjeroi se Kremlini mund të njohë Shtetet e Bashkuara si vend “jo armiqësor”, duke lënë ndërkohë në listën e zezë vendet evropiane. Kjo do t’u lejonte gjigandëve amerikanë të riktheheshin në tregun rus.
Është e vërtetë që, disa minuta para se të merrte telefonatën nga Trumpi, Putini kishte takuar industrialistët rusë duke u thënë që të mos mendonin rikthimin e konkurrentëve perëndimorë dhe heqjen e sanksioneve. Por është po aq e vërtetë që, në disa fusha, ekonomia ruse ka nevojë të menjëhershme për oksigjen.
Një nga sektorët ku një shkrirje me SHBA-në do të ishte shpëtimtare janë transportet ajrore. Programi qeveritar për të zëvendësuar flotën ajrore me avionë të prodhimit vendas ka dështuar që në nisje, dhe përpjekjet e ndërlikuara për të kontrabanduar në Rusi pjesë këmbimi për Boeing dhe Airbus – të bllokuara prej tre vitesh nga sanksionet ndërkombëtare – nuk po arrijnë të përmbushin nevojat.
Pikërisht dje, nënkryetari i Unionit Rus të Industrisë Turistike, Dmitry Gorin ka deklaruar për agjencinë Interfax se vetëm vitin e kaluar janë detyruar të “mbajnë në tokë” 58 avionë, dhe se në dy vitet e ardhshme flota ajrore mund të zvogëlohet me ritmin e 100 njësive në vit. Që tani, vetëm gjysma e 800 avionëve pasagjerë rusë janë të çertifikuar për fluturime ndërkombëtare, dhe norma e incidenteve – për fat të mirë ende të vogla – është në rritje të dukshme.
Dynkin nuk ngurron të përmendë një përjashtim të mundshëm të avionëve Boeing rusë nga sanksionet amerikane si një masë shpëtimtare, ndoshta në këmbim të kthimit të të drejtës së fluturimit mbi Siberi për kompanitë ajrore amerikane, çka do të shkurtonte ndjeshëm disa itinerare aziatike.
Një tjetër sektor ku rusët dhe amerikanët mund të bëjnë marrëveshje është ai i naftës. Dhe, që dhjetë ditë më parë, politologu rus Abbas Galyamov, ish shkrues i fjalimeve të Kremlinit dhe aktualisht në mërgim, shkruante në kanalin e tij në Telegram se një grup amerikanësh janë duke negociuar me Moskën dhe Berlinin për blerjen e kuotave ruse në tre rafineri gjermane.
Këto kuota i përkasin gjigantit shtetëror rus Rosneft, të drejtuar nga një prej “skifterëve” më besnikë të Putinit, Igor Sechin, dhe aktualisht administrohen nga qeveria e Olaf Scholzit.
Në këtë marrëveshje, pala ruse do të përfaqësohej nga Kirill Dmitriev, tashmë pjesë e delegacionit të Moskës në Riad, dhe Matthias Warnig, ish-oficer i Stasi-t dhe mik i presidentit rus, i cili u vendos në krye të ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream.
Pala amerikane, nga ana tjetër, do të përfshihej përmes Chevron dhe njerëz të afërt me Steve Witkoff, negociatori i Trump-it që ka shkaktuar skandal kohët e fundit me lavdet ndaj Putinit dhe mbështetjen e hapur për tezat propagandistike të Kremlinit mbi Ukrainën.
Këto lëvizje pas kuintave mund të shpjegojnë pse negociatat mes rusëve dhe amerikanëve po vazhdojnë, ndonëse është e dukshme që Rusia nuk është realisht e interesuar të arrijë një armëpushim në Ukrainë.
Ka çështje të tjera për të diskutuar.
Deputeti Vyacheslav Nikonov, një nga teoricienët e diplomacisë së Putinit, ka pohuar për New York Times ekzistencën e një “axhende bilaterale që nuk lidhet me Ukrainën, të cilën Putini e konsideron shumë më të rëndësishme”.
Kjo edhe për shkak se alarmet ekonomike po bien me forcë në Rusi: dje Reuters zbuloi se një raport sekret i Bankës Qendrore Ruse paralajmëron rrezikun e rënies së çmimeve të naftës, në rast se OPEC-u vendos të rrisë prodhimin.
Një prirje “që mund të zgjasë për vite”, duke tharë burimin kryesor të financimit të Kremlinit. / La Stampa
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd