Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 13:09

Lezhë, 2025 – Senatori italian dhe ish-kryeministri Matteo Renzi po zhvillon një vizitë në kampin e Gjadrit, pas vendimit të gjykatës italiane që i dha të drejtë qeverisë italiane për marrëveshjen me Shqipërinë mbi menaxhimin e emigrantëve.

Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje është angazhuar personalisht kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka theksuar se ky projekt është mbështetur nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas marrëveshjes mes dy qeverive, të nënshkruar më 6 nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve do të jetë Shëngjini, ku tashmë është ngritur qendra pritëse. Ndërkohë, kampi i Gjadrit do të shërbejë si vendqëndrim për emigrantët deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit