Transmetuar më 26-03-2025, 13:36

GJADËR- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi pas vizitës së tij në kampin e Gjadrit ka mbajtur fjalën e tij para mediave. Renzi gjatë fjalës së tij u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si qendër për shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane. Sipas tij vuajtja e dënimit në këto qendra do të ishte lehtësim për sistemin e burgjeve italiane dhe do të ndihmojë të burgosurit shqiptarë të jenë më afër familjarëve.

“Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluar edhe në Parlamentin italian. Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ai.

Vizita e Renzit në kampin e Gjadrit vjen pas vendimit të gjykatës italiane. Gjykata italiane vendosi ti japë të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi.

Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit