Magazinë
Transmetuar më 20-03-2025, 22:58

Fjalët e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, që garantoi se marrëveshja ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën nuk ka karakter armiqësor, nuk e kanë qetësuar Beogradin.

Ambasada serbe në Zagreb tha se kishte dëgjuar me kujdes deklaratat e Plenkoviç dhe se mbeteshin të përkushtuar për paqe e bashkëpunim rajonal. Por ajo rithekson zotimin për të mbrojtur me vendosmëri territorin dhe integritetin e Serbisë.

“Nëse kjo marrëveshje është vërtet zakonore dhe jo armiqësore siç pretendon kryeministri kroat, atëherë lind një pyetja, përse nuk u informua apo konsultua Serbia për një çështje që ndër të tjera prek edhe integritetin e Serbisë?”, pohon ambasada në reagimin e postuar në rrjetin social ‘X’.

Ajo shton më tej se marrëveshja shkel frymën dhe kuptimin e Marrëveshjes Nën-rajonale të Kontrollit të Armëve të vitit 1996, e cila synon të ruajë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

“Ne refuzojmë gjithashtu përpjekjet për të paraqitur shqetësimet e justifikuara të Serbisë si ’kërkuese të armikut’. Një qasje e tillë nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë apo bashkëpunimin rajonal”, vijon me tej deklarata.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit