
00:28 | Amazon, Google dhe Meta bëjnë thirrje që energjia bërthamore të trefishohet deri në vitin 2050
- 00:17 | “Rikthim apo hakmarrje? Egli bën paralajmërimin misterioz!”
- 23:39 | ‘Jam shkatërruar, por rikthehem!’ – Egli Tako rrëfen dhimbjen dhe bëhet gati të hyjë sërish në BBV
- 23:30 | Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Dua të ve në vend dinjitetin tim
- 23:20 | Shtatë banorë në televotim, ja kush u eliminua
- 23:07 | Vuçiç mohon përdorimin e ‘topit zanor’: U lënduan 56 persona!
- 22:57 | Shihni turmën që u nda në sekondë përgjysëm mes panikut! Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër protestuesve në Beograd (VIDEO)
- 22:45 | Pjesë e 10 zonave ku do të kultivohet, kanabisi do rikthehet në Lazarat! Ja arsyeja?
- 22:35 | Surprizë në Big Brother VIP! Neda Balluku dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve
- 22:25 | Trump mbylli “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj: Një dëm që asnjë kundërshtar nuk do të mund ta shkaktonte
Tre shenjat më me fat të ditës së shtunë 15 mars sipas Paolo Fox
- Tre shenjat më me fat të 15 marsit sipas Susan Miller
- Horoskopi i Paolo Fox për të Shtunën, 15 Mars 2025
- Gazetarja godet me mikrofon në fytyrë presidentin Trump!
- Kallëzoi në SPAK ministrin e Brendshëm, arrestohet nga SPAK-u ish-zyrtari i IKMT-së!
- Horoskopi ditor i Brankos, e shtunë, 15 mars 2025
- Një person humb jetën në autostradën e re
- Kapen në Dibër pas 25 vitesh arratisje, dy shqiptarët e kërkuar për vrasje në Itali!
- "E frikshme dhe rraskapitëse" - pasagjerët përshkruajnë arratisjen nga avioni që befasoi mori flakë
- Erdhi ora për t’i dhënë fund ndryshimit të orës?
-
“Rikthim apo hakmarrje? Egli bën paralajmërimin misterioz!”
-
‘Jam shkatërruar, por rikthehem!’ – Egli Tako rrëfen dhimbjen dhe bëhet gati të hyjë sërish në BBV
-
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Dua të ve në vend dinjitetin tim
-
Shtatë banorë në televotim, ja kush u eliminua
-
Surprizë në Big Brother VIP! Neda Balluku dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve
-
Ndodh për herë të parë! Bookmakers-at rendisin Shqipërinë në Top 10 pretendentët për të fituar Eurovision-in
-
‘Do e kuptoni shumë shpejt’! Çfarë po paralajmëron Xheneta disa orë pasi Egli të hyjë në “Big Brother”
-
Zbulohet shkaku pse u gjet i ngordhur qeni i aktorit Gene Hackman
-
Rozana sheh njeriun e saj të zemrës në shtëpi, shpërthen në lot
-
Ragon Egli Tako: S’është hera e parë që më ndodh, nuk jam në spital psikiatrik
-
‘Më ke puthur dhe gishtat e këmbës’! Xheneta i kujtoi momentet e bukura bashkë, si reagoi Gjesti?
-
Gjesti shtanget kur sheh Xhenetën brenda shtëpisë. Ajo nuk kursen ironitë
-
‘Ua ke marrë burrin 10 vetave jashtë…’ Vserlo vjen me akuza të forta ndaj Olës!
-
Egla Ceno rikthehet në “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin
-
Puthja mes Laertit dhe Gjestit, e më pas me Aldon! “Shpërthejnë” në akuza banorët
-
Gjesti përlotet teksa qëndron vetëm në oborr
-
Nuk do ta besoni se çfarë profesioni tjetër bën Danja përpos modelingut dhe biznesit të saj?
-
“Më the të vinte era qen…”/ Agravon debati Gerta-Laert: Ti banalizon muhabetin, je i ndyrë
-
“Me vajzat nuk tallemi”/ Tjetër puthje në buzë mes djemve të BBV 4
-
“Do e vazhdosh lidhjen me Olën apo Loredanën?”/Jozi jep përgjigjen e PAPRITUR!
-
Xheneta komenton sjellen e Gjestit: Të isha në vendin e Eglit do i kisha shkulur flokët
-
Policia hedh dritë mbi vdekjen e aktorit Gene Hackman dhe Betsy Arakawa: Çfarë tregojnë pamjet e fundit të kamerave të sigurisë
-
Laerti del nga shtëpia dhe shkon në studio, përlotet bashkë me publikun!
-
Ecejaket e Big Brother Vip, Amber ikën sërish
-
‘Jam shumë sëmurë, s’e përballoj dot’! Publikohen pamjet e fundit të Eglit brenda BBV, kërkoi takim me Gjestin

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të mbyllur TikTok-un ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat e kanë trajtuar nga këndvështrime të ndryshme. Reuters, Euractiv dhe AFP kanë raportuar mbi këtë zhvillim, duke ngritur pyetjen, nëse ky është një veprim i nevojshëm për të mbrojtur të rinjtë apo një akt censure për t’i mbyllur gojën kritikëve në një vit zgjedhor.
TikTok, viktima e parë në Europë për një bllokimi total Sipas Euractiv, Shqipëria bëhet “vendi i parë europian që ndalon TikTok-un në shkallë kombëtare” dhe “i dyti në botën perëndimore pas ndalimit të menjëhershëm nga SHBA në janar”. Vendimi është zbatuar përmes urdhrit personal të Edi Ramës dhe po zbatohet nga rregullatorët kombëtarë të telekomunikacionit dhe sigurisë kibernetike, të cilët kanë kërkuar nga operatorët “bllokimin e adresave unike të internetit të TikTok dhe protokolleve të tij të identifikimit”.
Qeveria ka justifikuar ndalimin me argumentin e nxitjes së dhunës mes të rinjve siç ishte rasti i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, dhunë që sipas saj u promovua nga platformat sociale. Por TikTok ka kundërshtuar këtë pretendim, duke deklaruar për Reuters se “videoja që çoi në incidentin e dhunshëm (vrasjen e një 14-vjeçari) ishte postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok”.
A është ndalimi i TikTok censurë? Sipas Reuters, ndalimi i TikTok është pritur me kundërshti nga Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë (AJA), e cila paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese. “Ne kemi frikë se, në të njëjtën mënyrë, qeveria mund të mbyllë edhe rrjete të tjera sociale dhe një ditë të ndalojë tërësisht internetin”, deklaron Isa Myzyraj, kreu i AJA-s.
Ndërkohë, opozita e ka cilësuar vendimin si një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të heshtur kundërshtarët politikë, duke qenë se TikTok ka qenë një mjet i rëndësishëm për qytetarët dhe aktivistët për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Reuters raporton se Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta kundër ndalimit të rrjetit social. Në të njëjtën linjë, AFP nënvizon faktin se “zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në Maj, duke ngritur dyshime për kohën kur u mor ky vendim“, pasi normalisht kjo periudhë është shumë e rëndësishme për opozitën, që ka nevojë për platforma alternative për të komunikuar me votuesit. Një trend global apo një akt i izoluar? Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri nuk është një rast i veçuar. AFP thekson se “vende të tjera mund të ndjekin të njëjtën rrugë”, duke përmendur Rumaninë, ku autoritetet kanë kërkuar që aplikacioni të ndalohet pas kaosit që përfshiu zgjedhjet e fundit presidenciale, të cilat u fituan nga një kandidat pro Rusisë që u pati një mbështetje të fuqishme nga sponsorizimet në TikTok.
Përmendet edhe rasti i Indisë, e cila e ndaloi TikTok-un në 2020 për arsye të “sigurisë kombëtare”, dhe Australinë, që në 2024 ndaloi “aksesin në të gjitha rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç”.
Ndërkohë, Euractiv vëren se disa shtete, përfshirë Francën, kanë ndërmarrë ndalime të përkohshme, siç ndodhi në Kalendoni e Re, një koloni e Francës, ku TikTok u bllokua për dy javë në maj 2024 për të frenuar trazirat gjatë një gjendjeje emergjence.
Në Europë, Komisioni Europian dhe disa shtete anëtare e kanë ndaluar TikTok-un vetëm në pajisjet qeveritare, për shkak të shqetësimeve mbi privatësinë dhe lidhjet e ByteDance me qeverinë kineze. Por Shqipëria është vendi i parë që shkon përtej kësaj mase, duke e ndaluar aplikacionin për gjithë popullsinë.
Çfarë do të ndodhë tani? Në raportin e saj, Euractiv sugjeron se “shumë shqiptarë mund të përdorin VPN për të anashkaluar ndalimin”, ashtu siç ndodhi në SHBA gjatë ndalimit të përkohshëm atje. Ata gjithashtu mund të kalojnë në platforma alternative, si Xiaohongshu (RedNote), një aplikacion i ngjashëm kinez, që është përdorur si zëvendësues nga amerikanët pas ndalimit të TikTok-ut atje.
Për momentin, qeveria shqiptare ka urdhëruar ofruesit e internetit të konfirmojnë me shkrim se kanë zbatuar ndalimin. Reuters citon një zyrtar të qeverisë që konfirmon se “pasi të mbyllet plotësisht në ëeb, ndalimi do të shtrihet edhe tek aplikacioni”.
Censurë apo mbrojtje e rinisë? Vendimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar TikTok-un është parë nga disa si një masë e nevojshme për të mbrojtur të rinjtë, ndërsa nga të tjerë si një hap drejt kufizimit të lirisë së shprehjes. Mediat ndërkombëtare vënë në dukje faktin se ndalimi vjen dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, pra në një moment politik delikat, gjë që ngre dyshime për motivet e tij reale.
Sipas AFP, “TikTok ka rreth 1.5 milion përdorues në Shqipëri”, dhe ndalimi i tij do të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si shqiptarët komunikojnë dhe konsumojnë përmbajtje online. Nëse shqiptarët do të reagojnë kundër vendimit të Ramës për të mbyllur këtë rrjet social, do të shihet nga numrat në protestën që ka thirrur opozita.
Megjithatë nuk është çudi që edhe ky kufizim të përcillet me letargjinë e zakonshme që ka kapluar shoqërinë tonë, sa herë vjen puna tek liritë dhe të drejtat e njeriut. Me besimin që shqiptarët kanë tek qëllimet e qeverisë dhe të kryeministrit, nuk është për t’u habitur që një ditë të mësojnë se si ka rënë edhe serveri i Google… por vetëm për Shqipërinë./ Lapsi.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd