Magazinë
Transmetuar më 15-03-2025, 23:07

“Dua të shpreh kënaqësinë time në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe si President i Serbisë që u mbajt një protestë e madhe, me energji negative, zemërim dhe mllef ndaj autoriteteve në Serbi, pa pasur viktima apo lëndime të rënda”, tha Vuçiç.

Presidenti ka bërë me diej se nga protesta kanë mbetur të lënduar 56 persona, por asnjë nuk është lënduar rëndë, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se është përdorur “top zanor” kundër protestuesve.

“Kjo situatë ka katër muaj e gjysmë që vijon, katër muaj e gjysmë agoni pas një tragjedie të madhe. Opozita kërkon të përfitojë nga njerëzit”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit