

Policia ka arrestuar dy nga 100 personat më të kërkuar në Itali, të shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999. Andon (alias Afrim) Sina, 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç, u ndaluan në fshatin Rreth-Kale, Dibër, ku fshiheshin prej vitesh duke përdorur identitete të rreme.
Ata ishin dënuar me 14 vjet e 11 muaj burg secili nga Gjykata e Apelit të Napolit në vitin 2006, për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe tentativë vrasjeje.
Sipas hetimeve, më 22 shtator 1999, në Griciniano d’Aversa, Itali, ata vranë një shtetas shqiptar dhe plagosën rëndë një tjetër, pas një konflikti për ndarjen e parave nga aktivitetet e tyre të paligjshme.
Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në kushte të vështira terreni dhe moti, ndërsa pritet që të ekstradohen drejt Italisë për të vuajtur dënimin e tyre. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd