Magazinë
Transmetuar më 15-03-2025, 00:59

Procesi i mbylljes së platformës TikTok në Shqipëri ka filluar më 13 mars 2025, por nuk është realizuar brenda afatit fillestar të caktuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).

Sipas AKSK-së, ky proces kërkon deri në 10 ditë për t’u përfunduar plotësisht, pasi përfshin disa hapa teknikë dhe bashkëpunim me kompani të ndryshme, përfshirë ofruesit e internetit dhe platformat teknologjike, për të hequr aksesin në TikTok nga pajisjet e përdoruesve.

Kështu data e re që thuhet se është përfundimtare, është 23 marsi 2025.

Kjo shtyrje është rezultat i kompleksitetit të procedurave teknike të nevojshme për të bllokuar plotësisht aksesin në platformë dhe për të siguruar që mbyllja të jetë efektive dhe gjithëpërfshirëse.

Përdoruesit aktualisht mund të hasin vështirësi në përdorimin e TikTok-ut, ndërsa procesi i mbylljes është ende në zhvillim e sipër.

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut për një periudhë 12-mujore u mor nga qeveria shqiptare pas ngjarjeve shqetësuese që lidhen me sigurinë e të rinjve në mjedisin dixhital.

Ky vendim synon të mbrojë fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtjet e papërshtatshme dhe të rrezikshme që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre psiko-emocional.

Për të rihapur aksesin në TikTok në të ardhmen, pritet që kompania të ndërmarrë masa për të garantuar filtra dhe mekanizma mbrojtës që do të sigurojnë një mjedis më të sigurt për përdoruesit e rinj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit