Transmetuar më 26-02-2024, 12:18

Në pritje të ndeshjes së Girona, ndjekësit më të afërt në La Liga, Real Madridi rikthehet +8 pikë ndaj Barcelonës. Kjo falë suksesit të vuajtur 1-0 ndaj Sevilla. Carlo Ancelotti, trajneri i “Los Blancos”, komentoi golin e Luka Modric, pas hyrjes së veteranit kroat në fund të ndeshjes, i cili shpëtoi nderin e galaktikëve:

"Ne e festuam golin, sepse e meritonte. Luka shënoi një gol të mrekullueshëm dhe kontribuoi me paraqitje të mirë. Është shumë e vështirë ta lësh atë në pankinë, sepse çdo ditë jep shembullin personal për të gjithë ekipin”.

Cila do të jetë e ardhmja e tij?

Është në duart e Luka se çfarë dëshiron të bëjë sezonin e ardhshëm, ne vetëm duhet të presim vendimin e tij. Ai, Kroos dhe Nacho janë në të njëjtën situatë. Klubi do të ketë kohë për t’i zgjidhur të gjitha këto në muajt e ardhshëm. Menaxhimi i këtyre rasteve është shumë i komplikuar. Unë e kuptoj shumë mirë se çfarë mund të mendojë Modric kur nuk luan, sepse e kam përjetuar vetë si lojtar. Modric nuk duket si një lojtar 39-vjeçar.

A kishte ndonjë problem me gjykimin?

Është e vështirë për ne të mësohemi me rregullat e reja të futbollit. Në golin e anuluar, Nacho preku këmbën e lojtarit dhe gjithashtu topin, VAR-i ndërhyri për ta rishikuar vendimin e arbitrit, pa qenë një gabim i qartë dhe i dukshëm.

Arda Guler nuk u aktivizua fare…

Kam pasur një mendim para golit të Modric dhe një tjetër pas golit. Mendoj se ai e kupton situatën. Edhe nëse nuk e kupton, asgjë nuk ndodh, nuk kam pse të jap shpjegime.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit