

Wesley Sneijder ishte i pranishëm të martën në "San Siro" për të komentuar ndeshjen mes Interit dhe Feyenoordit. Një lojtar që e impresionoi ish-mesfushorin holandez ishte bashkatdhetari i tij, Denzel Dumfries, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë lider te zikaltërit, siç e dëshmoi edhe shiriti i kapitenit që mbajti:
"Është vërtet diçka e madhe. Edhe unë jam kurioz, prandaj pyes njerëzit që takoj. Si ai, ashtu edhe Stefan de Vrij kanë një status të caktuar. Për De Vrij ishte diçka e natyrshme, pasi kishte luajtur më parë në Itali dhe njerëzit e njihnin, por Dumfries është zbulim".
Sneijder shtoi: "Tifozët më thonë: Nuk ka një mbrojtës të djathtë më të mirë se ai në Itali, ndoshta as në Europë. Dumfries me siguri e ka fituar këtë status këtu. Ka evoluar, është bërë i rëndësishëm për kombëtaren holandeze, gjithashtu edhe për Interin. Të gjithë ata që e kanë për zemër Interin u gëzuan që qëndroi këtu. Shpresoj që të luajë në Milano për shumë vite".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd