

Në prezantimin e programit të Partisë Demokratike për infrastrukturën dhe transportin për qeverisjen 2025-2029, shefi i opozitës, Sali Berisha u shpreh se, ‘Infrastruktura, është përcaktuese për zhvillimet dhe ritmet e tij".
Ai tha se investimi në infrastrukturë bazuar në studime serioze kur është fizibël rikthen investimin, ndofta më shpejt se të gjithë sektorët e tjerë, investimin mbi bazën e fizibilitetit me një rrugë rikthen 1 dollarë në 4, rikthen 4 për 1 dollar investim shumë shpejt’.
Duke komentuar edhe për inaugurimin e tunelit të Murrizit, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, nuk duhej shpuar në atë zonë.
‘Duhet të dini një gjë. Tuneli i Murrizit, kompania që i vodhi 3 vite shqiptarëve në atë tunel shpoi aty ku nuk duhet të shponte. Një kompani daneze serioze na kishte dëshmuar se nuk mund të shpohet në atë nivel, sepse shpimi në atë nivel nuk e lejonte struktura gjeologjike’, tha ndër të tjera kreu i PD.
Më gjerësisht, Berisha tha: "Sot, u njoftua se pas 3 vite me radhë shtytjesh u inaugurua tuneli i Murrizit.
Duhet të dini një gjë. Tuneli i Murrizit, kompania që i vodhi 3 vite shqiptarëve në atë tunel shpoi aty ku nuk duhet të shponte.
Një kompani daneze serioze na kishte dëshmuar se nuk mund të shpohet në atë nivel, sepse shpimi në atë nivel nuk e lejonte struktura gjeologjike.
Edi Rama pranoi atë shpim dhe uroj shumë, se është zonë me ujëra shumë, dhe uroj shumë që ai tunel të qëndrojë. Këta, jo që nuk bëjnë studime, por këta shkelmojnë mbi studimet ekzistuese. Ndaj dhe, çdo hap do bëhet mbi bazën e studimeve, rivlerësimeve." /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd